Aristoteli e pranoi se nuk di të përgjigjet. Në të menduarit e Tij, shpirti dhe trupi janë të pandashëm!
Çfarë është shpirti sipas meje?
Akti, substanca inteligjente!
Një substancë e një forme tjetër jete inteligjente, në përsosmërinë e shpirtit me shpirtin e frymuar! Është forca që i jep vetes për të besuar në vetëdijen e ndershmërisë së faktit që një ditë do të përqafohet me kuptimin e madh të jetës. Është substanca inteligjente që na bashkon me mendimin, me trupin, me shpirtin, baza për të marrë frymën e shenjtë me paqe. Mbrojtja ime, juaja, në të cilën besoj me të gjitha forcat. A e dimë ne, në shpirtin tonë, të vërtetën që është brenda nesh?
A e duam këtë shpirt sa zemrën tonë?
A është shpirti ynë i gjallë i animuar nga mendimi?
Kush na flet me mendime, truri, zemra apo shpirti?
Çdo gjë që shikoj, lexoj, pikturoj dhe përveç shpirtit, askush nuk e mbush ndërgjegjen. Pse?
Ne e vendosim primar ose jo shpirtin, brenda nesh. Pse njerëzit vrasin shpirtin me qëllime dhe interesa?
Kush ka më shumë vlerë, shpirti apo qëllimi?
Çfarë do të fitojë qëllimi, më shumë se shpirti?
Qëllimi si gol dhe goli si qëllim. Ky interes madhor që po hedh hapa vigan në mediokritetin e hapësirës urbane.
Një forcë e veshur nga mendimi dhe fjala që korrespondon një shoqërie sociale neofobike në ëndrra shkëlqyese t”gjalla në grinë e thinjave dhe sjelljes së mirë.
Të gjithë jemi të mirë për qëllim, të urtë, të dashur, të respektuar, në urimet e para që na drejtohen, të gjithë jemi të bindur në gjërat që bëjmë me qëllim…
Por…shpirti flet ndryshe…kur zgjohet.
Ai pa një rruzull të tërë që ndjek idhujt, ndërsa vetë shpirti ishte aq i vetëm me frymën e tij sa merr dhe jep me hundën e vet. Dhe sa herë e prek një gungë e çuditshme kapedane, i’a ndryshon rrjedhën e dialogut me vetveten.
Shumë fjalë mbeten pa përgjigje, të kthyera në kllapa pyetjesh.
Ne jemi mendimtarët, fëmijët e mëdhenj që kërkojmë shumë sipas Heidiger” ( Ga, f. 412.1) nga fletoret e mbyllura.
Një letër e vjetër prej guri. Aty ku shpirti u mbyll përgjithmonë!
Një shpirt poeti që u mbyll përgjithmonë, në kristal rubini…!?
….
Kështu foli shpirti…
Irina Hysi. ( Studimi shkencor) Botime
Burimi/Facebook


Leave a Reply