Njëri prej tyre ishte prift, tjetri gjyqtar, dhe një fizikant.
*Të parin e marin priftin në tryezën e vdekjes. Ja vendosin kokën nën gijotinë dhe pyesin:
– Cila është fjala juaj e fundit?
Ai thotë: Unë besoj në Krishtin Ai do të më shpëtojë.
Kur e leshojne giotinen, ajo ndalon disa cm para qafës së priftit. Njerëzit befasohen dhe gjithnjë bërtasin: Lëshoni atë! Zoti e foli fjalën e tij!
Kështu prifti shpëton nga ekzekutimi.
* E marrin gjykatësin në ekzekutim dhe e pyesin: Cila është fjala juaj e fundit?
Ai thotë: Unë nuk besoj në Zot si prifti. Por unë i besoj drejtësisë.
E lëshojnë giotinën, dhe ajo prapë ndalon disa cm para qafës së gjykatësit.
Njerëzit befasohen dhe bërtasin përsëri:
– Ai tha fjalën e drejtësisë, lirojeni!
Kështu që edhe gjyqtari shpëton nga prerja.
*I vjen radha fizikantit.
Edhe atij ia bëjnë pyetjen e njëjtë, cila është fjala jote e fundit?
– Unë nuk jam as një prift që besoj në Zot dhe as gjykatës që i besoj drejtësisë.
E vetmja gjë që di është kjo:
Ka një nyjë në litarin e giotinës dhe ajo nyjë nuk lejon mekanizmin e giotinës që të zbresë plotësisht.
Kur oficerët kontrollojnë giotinën, ata vërtet shohin se ka një nyjë.
E hapin nyjën dhe e lëshojnë përsëri, koka e fizikanit i shkeputet nga trupi.
———————————-
Të tregosh nyjet, problemet, faktet, në një komunitet budallenjsh, mund të sjellë pasoja të dhimbshme!
Ata që guxojnë të thonë të vërtetën duhet të marrin edhe guximin të paguajnë çmimin me jetë.
Burimi/Facebook/Renato Serreqi


Leave a Reply