ME SEBEP!
.., “mik”, nuk të them, sepse s’të njoh për të tillë! “Çun”, nuk të them, sepse “kam frikë” se do më paragjykosh! “Intelektual”, nuk të them, sepse nuk je i denjë për këtë ‘epitet’ Do të them një gjë: se në ‘shkarravinën’ tënde, dedikuar shehërit tonë, paskësh gabuar rëndë! Që kur e ke bërë ‘shkarravinën’, kasabanë ma paskësh shndërruar në Kandahar, i paskësh errësuar vlerat e shumë fiseve prej shqiptarësh (jo fise shtegtare), të cilët për më shumë se një shekull e ushqyen, e dashuruan dhe ia ndërtuan historinë shehërit të tyre dhe tëndin, shehërin, që, ti, sot “n’sabah e n’aksham”, ma quan, Kabull! Ti, që për më shumë se tri dekada, ia hëngre bukën, që për tridhjetë mote, bëre punën e punëtorit politik, arsimor.., e tjerë! Ti, që për kushedi sa e sa mote, i arsimove fëmijët e t’u mu në shkollat e mesme të shehërit tonë.., dhe në Universitetin e kasabasë të shqiptarëve! Ti, që për tri degada, asnjëherë nuk përmende vendlindjen tënde të dashur, të bukur, të..,! dhe ti, pasi përfundove me detyrën, me një shkrim prej portalesh, sikur Tetovës, ia ktheve shpinën.., sikur t’u duk vend i ndotur, i lig, i huaj dhe i parëndësishëm!.., për t’u kthyer andej nga erdhe.., sikur ashtu për “inat”, pështyve rrugëve dhe rrugicave, pështyve të kaluarën e shehërit tonë!
“Miku!” ‘Këndoje’ këtë shprehje proverbiale: “Ç’pështyn në mëngjes, e lëpin në darkë”
Burimi/Facebook/Facebook


Leave a Reply