Një lajm i trishtë për shkollën tonë, për ne mësuesit, për nxënësit e kësaj shkolle, ku punoi dhe dha kontributin e saj prof. Luiza Vujoshi.
Mendja e një gruaje vitale, që tërë jetën e saj punoi me shumë përgjegjësi, sakrificë e dashuri për formimin e nxënësve dhe të mësuesve të rinj.
Mësuesja që dëshmoi se me pasion dhe dashuri për lëndën, çdo nxënës që përgadit do të dijnë të të mbajnë gjatë në mëndje.Ajo ishte ndër ata zysha që diti të transmetojë dashurinë për librin e leximin te nxënësit, me durim i ushqente se si të kujdeseshin për të. Zysh Luiza do të mbahet në mëndjen e shumë nxënësve, si zysha fisnike, që i mbështeti e i drejtoi të gjenin rrugën tyre në jetë. Edhe për kolektivin tonë është një humbje e madhe, zysha dinte të ishte pjesë e shumë bashkëbisedimeve se si një mësues duhet të menaxhojë klasën, si të kuptojë një adoleshent. Eksperienca mbi 40 vjeçare e bënte zyshën, njeriun më të komunikueshëm. Kolektivi i gjimnazit “Jordan Misja”, shpreh ngushëllimet e veta familjes së profesoreshës. Pushofsh në paqe profesoreshë!
Drejtoria e shkollës dhe kolektivi i gjimnazit ” Jordan Misja”
Burimi/Facebook/Gjimnazi Jordan Misja


Leave a Reply