Histori e vertet ne kohen e komunizmit.
Mbrojtja è atdheut dety mbi detyra!
Hajde fmija a marut se harnit?!
Shpejt, perjashti, delni me la durt ne oborr!
U cune me shpejt prej sofre njani mas tjetrit sikur te ishin ushtar. Prej nje lagce te vogel te vendosun ne shkallen e jashtme hodhen ujin me kursim.
Mbasdarka ishte ritual lutjet. Penxheret siguroheshin mir me qyluma te varun qe te mos ndigjohej zani dhe ndonje sampist qe kalonte naten neper gardhiqe te mos i diktonte. Mbasi mbaroj rruxarja Sandri 12 vjecar terhoqi qyllymin nga penxherja dhe syni i zuni nji flak neper kodren e Jubanit qe po levizte me shpejtesi.
“Bab, bab, hajde shife njat drit!Ca asht ajo flak qi ec neper mal?!
Ikni mor te bekum prej penxheres thot i ati dhe afrohet me kureshtje per te veshtru.
Sa cudi! Nata ishte e ftoht dhe era è percillte ate flak sa andej kendej ne terrin e thekun te asaj nate nentori. Femija shum kureshtar nuk po zhguleshin nga penxheret ateher nana è tyne per ti friksu ju thot:”Ajo drita asht flaka è ferrit asht tuj kerku ndoj njeri te keq e po ju gjeti cut tash po vjen edhe te ju prandaj shpejtoni me fjet!” Fmija qeshen por sja bane dysh fjalen nans pervec Sandrit. Ishte kureshtar dhe ndejti pothujse gjith naten cut tuj è ndjek flaken perzgjat malit. Te nesermen, kur arriti ne shkoll ishte aq shum i lodhun saqe po flinte ne bank. Hyn mesuesi i gjuhe letersis ne klas. Femija ngrihen ne kamb dhe Sandrin e shtyn nji shok me brryl per ta zgju…
(Asnjiher nuk kuptohej si kishte mundsi qe shkolla te ishte e ndame ne dy godina larg njana tjetres.)
Mesues Pashko edhe pse insistonte qe ta thirrshin mesues sepse zotnit ne Shqipni sipas tij kishin gjetun fundin qe meritonin, fmija è fshatit te Jubanit ishin kambngulsa si mushku, se thirrin Mesues apo Zotni, ata kishin gjet nji metod pershtatjeje dhe è thirrshin”Zeni Pashko”.
Zeni Pashko ishte nji nder ato mesues qe hala nuk è kishte pranu vdekjen e “enverit” edhe pse kishin kalu plot 8 muj.
Para se te fillonte shpjegimin e kondrinorit te drejt apo te zhdrejt ai filloj ritualin per mbrojtjen qe kishte pas atdheu nga legjendari “enver”.
“Ndigjoni mir cka po ju thot msus Pashko, na jena afer Jugosllavit dhe kombi yn tash asht ne rrezik okupimi nga Serbi. Prandaj duhet te jemi vigjilant t’a mbrojm atdheun pasi, cdo meter katror asht la me gjak deshmorsh.”
Sandri i pergjumun cohet ne kam dhe i besdisun i thot shokut tij Nardit .” Jam tuj dek per gjum, a e ke pa mram at flaken perzgjat malit si levizte sa andej-kndej.? O ca kam pas frik nuk kam fjet tan naten! ”
Msues Pashko curata veshin per te ndigju mir fjalet e Sandrit…
Askush s’mund te ishte sentinel ma è vertet dhe e pafajshme se fmija, ne nji katund kaq krye mushk dhe kompakt kunder komunizmit . Msues Pashko i sigurt per cka ndigjoj, me fantazi zhvilloj hologramen mbi fjalet e nji voglushi 12 vjecar. I nxori nxansat per ti bashku me klasen tjeter dhe vet vrapoj per tek vendroja e fshatit qe distancohej pothujse 100 metra nga shkolla. Hyni ne vendroje. Lajmeroj sigurimin è deges se mrendshme dhe pas pothujse gjys ore mberrin nji mikrobus me kater polic. Hyjn ne klas dhe marrin Sandrin ne pytje.” Pa hajde me ne dil pak jasht, na trego ku e ke pa flaken? “Sandri cuditet se ku è moren vesht ato dhe tregon me shenj nga Shpella e Larecit.” Atje ka leviz flaka gjith naten posht è nalt “pergjigjet ai.
Zeni Pashko nji burr i madh, kuqalosh, me flok te thinjun kacurrela heq pardesyn, hap canten dhe nxjerr prej saj nje pistolet.
” Do t’ju prij un “thot ai me ton zani te vendosun.
Ecin perzgjat malit, kerkojn shkurreve te thyme, gjurmojn neper frashen te shkelun dhe ma ne fund duket sikur i bien ne er rrezikut qe kanosej ne Juban. Mbi nje gur ne mes te shkozave po pushonte nji burr rreth 40 vjecar, i mbeshtjellun ne nji kapot ushtarake te shkyme. Zeni Pashko ban me shenj policve qe te mos levizin, ndersa vet afrohet tek guri. Me kamzen e revolverit te terhequn i afrohet te ndjerit qe po gerrhiste mbi gur dhe therret me sa forc kishte. “Ne emer te popullit ti diversant jugosllav”Ustnjì”Vstanji vstanji!!
I shkreti zgjohet pa pritun ferkon syt dhe shikjon Zeni Pashkon te ndezun si spec.
Habitet, friksohet, con duert perpjet, merr te flas por nuk i delshin fjalt…
Me durt perpjet ban dy hapa para i ndjekun nga Zeni Pashkon me pistolet ne dor derisa arrin tek polict. Aty polict i drejtojn dhe ato armen, ai sillet nga Zeni Pashko i cili dinte pak serbisht apo rusisht dhe i bindun se kishte kap diversant Serb i thot.
“Kako si dobro?”
Burri i hutum ja kthen
“Dobro si kaka, o pash Zoten mos me merrni ne qaf se nuk jam Serb, jam Zaimiri prej Mjedet ka dy dit qe me ka hup gomari e plasa tuj e kerku dit nat. Kam ndez naten nji opang te shkyme tuj kerku, se me duhet me e ngarku, me mledh dru per dimer. Shok, polic ma kuptoni hallin qe kam è me leni me kalu ne pun teme! ”

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes

Leave a Reply