Shkruan Flori Bruqi
Beteja e Koshares ishte ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që shënoi kulmin e unitetit politik e ushtarak.
Me këtë rast zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se kjo ishte ndër betejat më të lavdishme, e cila shembi kufirin mes shqiptarëve, duke vënë një kufi tjetër me Serbinë.
“Bashkërisht po shënojmë përvjetorin e 14 të një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së, një prej betejave që shënon kulmin e unitetit politik dhe ushtarak të qytetarëve të republikës së Kosovës.
Njëprej betejave, që ka kulmuar me rrëzimin simbolik të kufirit në mes shqiptarëve. Një beteje që ka dhënë 3 heronjtë e kombit, 114 dëshmorëështë një prej betejave, që duhet të kujtohet me lavdi dhe me respekt, një prej betejave që duhet të jetë gurthemeli i vendimeve tona, qoftë politik dhe institucionale”, pohoi Kuçi.
Ndërsa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehu përkushtimin për krijimin e një shteti, për të cilin u flijuan dëshmorët e vendit.
“Shprehu përkushtimin tonë të lartë, për dëshmorët tanë për familjaret e tyre, për luftëtarët e lirisë dhe përkushtimin që ne ta ndërtojmë një shtet për të cilin janë flijuar dëshmorët tanë, djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës.
Reporteri i luftes se Koshares,poeti Naim Kelmendi nga Ruhoti i Pejes
Për një shtet me të cilin do të mburremi të gjithë ashtu siç mburremi me luftëtarët dhe dëshmorët tanë. Me një shtet i cili do të ofrojëperspektive për qytetarët dhe popullin”, tha ai.
Edhe lideri i për Ardhmërinë e Kosovës ë Ramush Haradinaj tha se Epopeja e Koshares, i dha një dimension luftës së UÇK-Së.
“ Epopeja e Koshares i dha një kahje, dimension tjetër luftës. Të gjithë mburremi me këtë dhe i nderojmë të rënët.
Njëkohësisht ndjejmë peshën e përgjegjësisë që kemi secili prej nesh dhe zotohemi në këtë vend se do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e vendit, ashtu siç ishin idealet e të rënëve për liri”, tha Haradinaj.
Kurse në emër të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, foli komandanti i kësaj beteje Rrustem Berisha, i cili pati kritika për qeveritë qendrore dhe lokale, për shkak të mos rregullimit të infrastrukturës në këtë pjesë.
Ai tha se për të arritur deri në Koshare, në vendi i të rënëve në këtë beteje, rruga është vështirë e kalueshme.
“Rruga varrezat memoriali, të gjitha këto janë elemente të rëndësishme që madhështojnë veprën e dëshmorëve, të plagosurve dhe ne të gjallëve që ishim këto para 14 vitesh. Por po aq e rëndësishme është mënyra se si bëhen këto veprime.
Gjatë këtyre 14 viteve të kaluara janë ndërruar shumë qeveri në Prishtinë, janë ndërruar dhe shumë qeveri lokale këtu në Dukagjin.
Gjatë këtyre 14 viteve sikur të ishin marrë luftëtarët e Kosovës me këtë rrugë deri tani do të ishte e kryer. Kërkojmë që sistemi shtetëror të kryej punën e vet , sepse beteja e Koshares nuk ka vetëm rëndësi përkujtimore. Rëndësia e saj shtrihet dhe në aspektin historik e ushtarak”, tha ai.
Në këtë ditë, nënat e dëshmorëve qëndronin pranë varreve të bijve të tyre , të cilët kishin dhënë jetën për këtë vend.
Nëna e dëshmorit Fadil Maloku tha se ndihet krenare që djali i saj së bashku me shokët e tij, dhanë jetën për Kosovën dhe lirinë që ne sot e gëzojmë.
“Krenohem për këtë ditë, që e kam djalin këtu, ai ka rënë për dheun e Kosovës dhe për Kosovën. Ju bëjë thirrje të gjitha nënave që të jenë të forta, sepse i kemi dhënë djemtë për këtë ditë“, tha Maloku.
Ndryshe, në këtë vend 14 vjet më parë ranë heroikisht 114 dëshmorë të kombit, pas një lufte të gjatë frontale, me të cilën krijuan histori dhe shemben kufirin mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë
– Furnizimi më i lehtë me mjete luftarake
– Forcat e armikut dhe politika e tyre shfarosëse tani veç ishte demaskuar
Ushtare serb ne Koshare
– Sovraniteti serb mbi territorin e Kosovës duhej përmbysur me luftë, që paprekshmëria e kufijve të marrë fund për propagandën serbe dhe diplomacinë e miqve të tyre
– Diplomacia ndërkombëtare e përgjumur ndaj zhvillimeve në Kosovë, lëkundet
– UÇK-ja kishte krijuar identitetin e vet
– “ Muri i Berlinit “ i fundit dhe më i vrazhdi në Evropë, duhet fshirë me të vetmin mjet që njeh Serbia, me forcë. E shumë arsye tjera që nuk do t’i numëroja tani.
RENDESIA HISTORIKE E BETEJES SE KOSHARES
Emri (Prindit) Mbiemri | D. e Lindjes | V. i lindjes | D. e rënies | V. i rënie |
---|---|---|---|---|
Abedin Hysen Murtezi | 10 nëntor 1975 | Mollopolc-Shtime | 5 maj 1999 | Koshare |
Abaz Isuf Thaqi | 14 shtator 1964 | Osdrim-Skenderaj | 16 maj 1999 | Koshare |
Abush Liman Loku | 21 korrik 1978 | Kutlin-Kaçanik | 9 prill 1999 | Koshare |
Adem Bajram Selmani | 1 korrik 1967 | Tropoj-Shqipëri | 19 qershor 1998 | Koshare |
Afrim Mehmet Krasniqi | 13 nëntor 1968 | Malishevë | 6 maj 1999 | Koshare |
Afrim Beslim Selmanaj | 3 maj 1973 | Savrovë-Therandë | 15 prill 1999 | Koshare |
Afrim Ahmet Stojaku | 4 shkurt 1981 | Arbanë-Prizren | 19 prill 1999 | Koshare |
Afrim Xhafer Gashi | 15 qershor 1969 | Hajvali-Prishtinë | 19 maj 1999 | Koshare |
Agim Hysni Ramadani | 3 maj 1963 | Zhegër-Gjilan | 11 prill 1999 | Koshare |
Ali Miftar Hasi | 23 dhjetor 1951 | Cermjan-Gjakovë | 11 maj 1999 | Koshare |
Ali Daut Ivaja | 1 gusht 1968 | Cernillë-Ferizaj | 13 prill 1999 | Koshare |
Ali Sadik Fejzulahu | 6 maj 1972 | Bajgorë-Mitrovicë | 25 qershor 1999 | Koshare |
Arben Skender Jusufi | 24 maj 1976 | Cernicë-Gjilan | 11 prill 1999 | Koshare |
Arsim Rexhep Rexhepi | 1 gusht 1975 | Sazli-Ferizaj | 13 qershor 1999 | Koshare |
Avdyl Ali Jasiqi | 26 mars 1966 | Jasiq-Deçan | 28 korrik 1998 | Jasiq |
Aziz Bajram Gashi | 16 gusht 1975 | Balincë-Malishevë | 19 prill 1999 | Koshare |
Bashkim Ramadan Jasiqi | 8 maj 1977 | Jasiq-Deqan | 9 prill 1999 | Koshare |
Bashkim Mustafë Idrizi | 28 nëntor 1967 | Gjakovë | 14 prill 1999 | Koshare |
Bejtë Azem Kajdomqaj | 3 mars 1963 | Dedaj-Prizren | 19 prill 1999 | Koshare |
Bekim Lutfi Thaqi | 16 qershor 1968 | Arbanë-Prizren | 27 prill 1999 | Koshare |
Besim Saqip Rexhepi | 11 dhjetor 1974 | Ferizaj | 2 maj 1999 | Koshare |
Besim Ismajl Nuka | 04 prill 1972 | Mitrovicë | 11 maj 1999 | Koshare |
Besnik Sali Jasiqi | 17 mars 1971 | Jasiq-Deçan | 25 qershor 1999 | Koshare |
Bexhet Ajet Shabani | 25 maj 1965 | Baks-Skenderaj | 5 maj 1999 | Koshare |
Bujar Sali Jasiqi | 13 korrik 1979 | Jasiq-Deçan | 25 qershor 1999 | Koshare |
Burim Ajet Grajqevci | 1 nëntor 1980 | Prishtinë | 18 maj 1999 | Koshare |
Bylbyl Hazir Breqani | 15 maj 1974 | Markaj-B.Curri | 25 qershor 1999 | Koshare |
Driton Gani Veliu | 14 gusht 1971 | Polac-Skenderaj | 11 prill 1999 | Koshare |
Dugagjin Ruzhdi Vula | 9 qershor 1978 | Gjakovë | 25 prill 1999 | Koshare |
Emin Ruzhdi Kryeziu | 31 korrik 1975 | Rogoçicë-Kamenicë | 11 maj 1999 | Koshare |
Zekiri Musli Dardhishta | 2 gusht 1970 | Korbaliq-Kaqanik | 16 prill 1999 | Koshare |
Imri Pajazit Curri | 4 mars 1971 | Elezit | 11 prill 1999 | Koshare |
Ernes Nazmi Zariqi | 21 gusht1972 | Prishtinë | 2 qershor 1999 | Koshare |
Fadil Halil Maloku | 23 maj 1977 | Gjocaj-Deçan | 16 prill 1999 | Koshare |
Faik Beqir Qabrati | 1 janar 1982 | Planej-Prizren | 21 maj 1999 | Koshare |
Fatmir Haki Kerqeli | 20 shtator 1969 | Softaj-Ferizaj | 10 qershor 1999 | Koshare |
Fatos Muhamet Ademaj | 16 qershor 1980 | Katundi i Ri-Pejë | 11 maj 1999 | Koshare |
Fatos Shefqet Limani | 8 janar 1978 | Prishtinë | 19 prill 1999 | Koshare |
Fetah Sylajman Sylajmani | 14 gusht 1968 | Shajne-Dragash | 27 prill 1999 | Koshare |
Fisnik Bajram Salihu | 26 dhjetor 1978 | Morinë-Gjakovë | 14 prill 1999 | Koshare |
Fisnik Aledin Ibrahimi | 9 maj 1978 | Shajne-Drgash | 19 prill 1999 | Koshare |
Fitush Rrustem Kukaj | 16 mars 1982 | Prishtinë | 18 maj 1999 | Koshare |
Florim Baki Maliqi | 6 dhjetor1977 | Sandovinë-Ferizaj | 5 maj 1999 | Koshare |
Francesko Giuseppe Bider | 10 janar 1961 | Biella-Itali | 7 maj 1999 | Koshare |
Gazmend Zenel Berisha | 1 tetor 1968 | Pejë | 30 maj 1999 | Koshare |
Genc Mustafë Bytyqi | 1 mars 1971 | Gjakovë | 13 prill 1999 | Koshare |
Gëzim Haxhi Morina | 16 janar 1976 | Orllat-Gllogovc | 16 prill 1999 | Koshare |
Gëzim Sahit Sahiti | 11 mars 1974 | Pojatishtë-Ferizaj | 25 prill 1999 | Koshare |
Gëzim Rasim Berisha | 22 mars 1978 | Gllogovc | 29 maj 1999 | Koshare |
Halil Mehmet Bajraktari | 13 tetor 1969 | Gllogovc | 17 prill 1999 | Koshare |
Hamdi Brahim Sheremeti | 3 korrik 1976 | Shipol-Mitrovicë | 24 maj 1999 | Koshare |
Hamez Ali Thaqi | 5 qershor 1963 | Xërxe-Rahovec | 21 prill 1999 | Koshare |
Harun Nebih Beka | 3 qershor 1951 | Gushavc-Mitrovicë | 11 prill 1999 | Koshare |
Hasan Sali Qerkini | 10 shkurt 1975 | Zaskok-Ferizaj | 16 maj 1999 | Koshare |
Hasan Latifi | Kumanovë | 28 prill1999 | Koshare | |
Haziz Rasim Tolaj | 1 maj 1965 | Potoqan-Rahovec | 10 qershor 1999 | Koshare |
Hysni Sylë Temaj | 15 nëntor 1976 | Kuzhnin-Prizren | 19 prill 1999 | Koshare |
Ilir Ahmet Hoxha | 14 shtator 1979 | Arbanë-Prizren | 19 prill 1999 | Koshare |
Ilmi Ismajl Bahtjari | 02 shkurt 1965 | Blaq-Dragash | 15 maj 1999 | Koshare |
Imer Isak Kryeziu | 25 korrik 1955 | Pagarushë-Malishevë | 28 maj 1999 | Koshare |
Ismet Esat Mustafa | 22 dhjetor 1970 | Qerkez-Kumanovë | 16 prill 1999 | Koshare |
Izet Ali Beqiraj | 01 janar 1977 | Baballoq-Deçan | 11 maj 1999 | Koshare |
Izet Islam Morina | 10 dhjetor 1961 | Ostrozub-Malishevë | 19 prill 1999 | Koshare |
Januz Mehmet Krasniqi | 19 korrik 1971 | Arbanë-Prizren | 21 maj 1999 | Koshare |
Januz Qazim Zejnullahu | 12 maj 1975 | Gjylekar-Viti | 05 maj 1999 | Koshare |
Jusuf Ibush Hoxha | 14 prill 1967 | Komoran-Drenas | 28 prill 1999 | Koshare |
Kasim Ibish Uka | 31 janar 1970 | Ponoshec-Gjakovë | 14 prill 1999 | Koshare |
Korab Masar Binxhia | 14 prill 1961 | Gjakovë | 14 prill 1999 | Koshare |
Kreshnik Avdi Ademaj | 16 nëntor 1982 | Katundi i Ri – Pejë | 11 maj 1999 | Koshare |
Leonard Dedë Palucaj | 24 maj 1978 | Klinë | 19 prill 1999 | Koshare |
Liman Aziz Rekaj | 23 nëntor 1973 | Prelez-Ferizaj | 06 maj 1999 | Koshare |
Luan Ruzhdi Gashi | 03 nëntor 1977 | Hoqë e V.-Rahovec | 19 prill 1999 | Koshare |
Lulzim Nail Veselaj | 05 shkurt 1976 | Reqan-Therandë | 18 maj 1999 | Koshare |
Lutfi Avdush Musiqi | 18 dhjetor 1968 | Vushtri | 30 prill1 999 | Koshare |
Mejdi Avdullah Korrani | 13 nëntor 1977 | Pozheran-Viti | 19 prill 1999 | Koshare |
Mentor Isa Humolli | 05 mars 1976 | Lupq-Podujevë | 21 maj 1999 | Koshare |
Milazim Sadri Mavraj | 28 shkurt 1966 | Staradran-Istog | 28 prill 1999 | Koshare |
Milazim Qazim Shala | 08 shtator 1965 | Baballoq-Deçan | 31 maj 1999 | Koshare |
Muharrem Fadil Mehmeti | 03 shkurt 1981 | Pakashticë-Podujevë | 15 maj 1999 | Koshare |
Mujedin Qerim Aliu | 15 janar 1974 | Poroj-Tetovë | 14 prill 1999 | Koshare |
Murad Muhamed Ali | 01 mars 1969 | Algjeri | 05 maj 1999 | Koshare |
Naim Shefket Orllati | 17 tetor 1979 | Brestovc-Rahovec | 11 maj 1999 | Koshare |
Nazim Misin Buduri | 16 nëntor 1963 | Hoqë-Prizren | 21 maj 1999 | Koshare |
Nazim Mon Lushaj | 30 nëntor 1976 | Arbanë-Prizren | 21 prill 1999 | Koshare |
Nikollë Mhillë Dodaj | 21 nëntor 1966 | Dujak-Gjakovë | 11 maj 1999 | Koshare |
Njazi Ramiz Rexhepi | 26 nëntor 1966 | Sllatin e Ep.-Viti | 06 maj 1999 | Koshare |
Paillard Arnaud Piere | 04 shtator 1971 | Francë | 07 maj 1999 | Koshare |
Ramadan Gani Salihu | 24 shtator 1976 | Zaskok-Ferizaj | 30 maj 1999 | Koshare |
Ramiz Binak Krasniqi | 03 dhjetor 1974 | Denje-Rahovec | 09 prill 1999 | Koshare |
Ramush Ilaz Shatrolli | 12 maj 1963 | Pleshin-Ferizaj | 05 maj 1999 | Koshare |
Remzi Danush Xhaferi | 05 mars 1963 | Daniqevc-Shkup | 10 qershor 1999 | Koshare |
Rifat Sokol Qelaj | 05 maj 1980 | Leqinë-Skenderaj | 09 prill 1999 | Koshare |
Rifat Xhelil Kastrati | 02 shtator 1968 | Polluzhan-Gllogovc | 30 prill 1999 | Koshare |
Rifat Xhafer Goxhufi | 07 mars 1969 | Koliq-Prishtinë | 03 maj 1999 | Koshare |
Rrahman Jetullah Tafa | 05 mars 1962 | Carralevë-Shtime | 11 prill 1999 | Koshare |
Safet Ymer Gjinofci | 20 janar 1966 | Makermal-Skenderaj | 18 maj 1999 | Koshare |
Safet Qemajl Rexhepi | 15 mars 1980 | Zhiti-Viti | 06 maj 1999 | Koshare |
Sali Beqir Çekaj | 22 qershor 1956 | Broliq-Pejë | 19 prill 1999 | Koshare |
Selver Bajram Kryeziu | 5 nëntor 1969 | Rogaqicë-Kamenicë | 29 prill 1999 | Koshare |
Shaban Fetah Hajzeraj | 15 shtator 1979 | Veriq-Istog | 29 prill 1999 | Koshare |
Shabi Faik Kajolli | 20 prill 1961 | Shkup | 05 maj 1999 | Koshare |
Shefqet Fazli Mustafaj | 3 prill 1969 | Gllogjan-Deçan | 19 prill 1999 | Koshare |
Shpetim Idriz Bojku | 31 dhjetor 1979 | Pejë | 28 prill 1999 | Koshare |
Sinan Sahit Thaqi | 10 janar 1962 | Zojz-Prizren | 29 prill 1999 | Koshare |
Sylejman Adem Shala | 23 shkurt 1970 | Vidishiq-Mitrovicë | 11 prill 1999 | Koshare |
Tafil Veli Osmanaj | 4 janar 1971 | Kçiç-Mitrovicë | 6 maj 1999 | Koshare |
Urim Gani Mehmeti | 18 prill 1975 | Cernicë-Gjilan | 11 maj 1999 | Koshare |
Xhafer Rexhë Thaqi | 1 gusht 1964 | Gjakovë | 13 prill 1999 | Koshare |
Xhafer Haxhi Lipveci | 2 tetor 1974 | Gjakovë | 19 maj 1999 | Koshare |
Xhemajl Metë Fetahaj | 27 maj 1964 | Raushiq-Pejë | 31 maj 1999 | Koshare |
Xhemshir Haziz Islami | 18 janar 1973 | Mikushnic-Skenderaj | 21 maj 1999 | Koshare |
Xhevat Qaush Nitaj | 15 qershor 1978 | Voksh-Deçan | 16 prill 1999 | Koshare |
Xhevdet Rrustem Loshaj | 6 qershor 1970 | Carrabreg-Deçan | 11 maj 1999 | Koshare |
Zeki Xhevat Shulemaja | 23 korrik 1974 | Prishtinë | 16 prill 1999 | Koshare |
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply