Çiklizmi në Shqipëri ka qenë traditë e hershme dhe një displinë sportive me një historik të suksesshëm dhe plot arritje të shkëlqyera. Ndonëse në dekadat e fundit nuk i është kushtuar rëndësia që duhet, ky sport i guximshëm ka një potencial të madh për t’u zhvilluar, mbështetur mbi trashëgiminë e vyer që përfaqësojnë edhe dy ndër personalitetet e tij më të shquara, si legjenda e “Dinamos” Burhan Berisha dhe kampioni rekordmen i “Partizanit”, Agron Huqi.
Fitues i shumë garave dhe rretheve çiklistike, z.Berisha spikati denjësisht në këtë disiplinë sportive, duke u renditur në 1988 në 10 sportistët më të mirë të vitit dhe shpallur më pas “Nderi i Sportit të Çiklizmit”.
Agron Huqi është gjithashtu një nga kampionët më shquar në historinë e këtij sporti, rekordmen kombëtar dhe fitues i Kupës së Republikës dhe Medaljes së Artë në spartakiadën kombëtare, me fanellën e “Partizanit”.
Në vlerësim të rezultateve të larta dhe kontributit të çmuar të dhënë për zhvillimin e këtij sporti, duke u dalluar me meritë edhe si gjyqtarë profesionistë në garat kombëtare e ndërkombëtare, pata kënaqësinë t’u akordoja Titullin “Mjeshtër i Madh”.
Të mbështesim më shumë çiklizmin dhe të promovojmë vlerat e këtij sporti, si një mjet i rëndësishëm për të forcuar shëndetin por edhe për të njohur sa më mirë vendin dhe natyrën tonë të mrekullueshme.



Burimi/Facebook/Presidenti


Leave a Reply