Sot është ditëlindja e aktorit Leka Sefla të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite te tjera!
Mjafton të përmendim filmin “Ilegalët” në rolin e Xhevatit dhe “Skëterë 43” në rolin e De Magistris dhe interpretime në radiodrama etj. Leka Sefla e kultivoi gjithmonë me pasion dhe këmbëngulje dëshirën e tij që fëmijë për tu bërë aktor.
“Njeriu zihet ngushtë. Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell tërë jetën”, batuta e tij e famëshme në rolin e Xhevatit tek filmi “Ilegalët”.
U lind në Tiranë më 4 maj 1954. Ka kryer studimet e larta në ILA në degën e dramës. Filloi punë si aktor në Teatrin Popullor në 1 nëntor 1976. E nis karrierën e tij si aktor me rolin e Rikos në dramën “Diell mbi Kaster”. Deri në vitin 1991 realizoj mjaft role të arrira në skenën e Teatrit Popullor / Teatrit Kombëtar, duke u shquar si një aktor potent e mjaft skenik.
Ndër rolet e tija më të spikatura janë: Hoshi i Nurit ne “Besa e madhe”; Dhënderi ne “Vërshime pranverore”; Marku ne “Gryka e nëmur”; Eriku ne “Vizita e Inspektorit”; Konsulli i Rusisë “Epoka para gjyqit”; Prifti ne “Nata e 12-të”; Ligori ne “Përballë vetes”; Efesti tek “Prometeu”; Moralesi tek “Monserati”; Parisi ne “Romeo e Zhuljeta”; Besjani ne “Nesër është vonë”; Avokati ne “Komunistët”; Stëmetesku ne “Valsi i Titanikut” ku mendohet të jetë roli i fundit.
Edhe në filmin artistik aktori Leka Sefla ka disa role të realizuara me mjeshtëri nga ku mund të veçojmë “Ilegalët” , dhe “Skëterrë 43”. Mbas vitit 1992 u largua në emigracion ku jeton edhe sot.
Burimi/Facebook/Aktorët Shqiptarë


Leave a Reply