Ndoqa mbrëmë liturgjinë nga TV që jepej në Kishën katedrale ortodokse nga peshkopi zyrtar Anastasi, por që nuk lexohej e kendohej fillimisht gjuha zyrtare?! A thua se Zoti flet vetëm greqisht apo latinisht apo arabisht.
Pyetja dhe shqetësimi im është si ka mundësi të ndodh kjo kur:
1. Paraardhësit e shqiptarëve, si ata pellazgët hyjnorë formuan besimet e para në zotëra dhe në natyrë, ku më pas historia i deformon dhe i quan pagan, futja kot;
2. Po këta paraardhës formuan kode e fjalë si urim, thumim, moisi (msus), tata, tha le gym, nisan, marie (e mar), krisht (kreuesht), evangelo = e za n cielo = eshte zani i qiellit, ezan –eshte koha e zanit e kenges, nata e kadrit – nata e drites, dua – dua, deshire, PASQUA, PA – SQU – A, PA -SHKU – A , ASHT, sepse kur i vajti Maria te varri i krishtit, ai i thot se nuk kam shkuar, ja ku jam, sepse atë rol ka që nuk ka shkuar akoma, etj., që u shfrytëzuan më pas nga bibla e kurani – a thua se nuk ishin shqip këto fjalë siç duket?!.
3. Paraardhësit e shqiptarëve si ata ilirët luftuan 300 vjet, pastaj e themeluan dhe e zyrtarizuan me anë të një biri ilir si Konstandini i Madh i Prishtinës, a thua se nuk kanë folur shqip këta ilirë me këto luftra e këto përpjekje?!
4. Po këta pararardhës të shqiptarëve të thirrur ilirë të mesjetës, a nuk formuan dhe pranuan ndarjen e perandorisë ilire (bizantine gjoja) në provincën e quajtur Illiricum nga Danubi deri në Kretë dhe nga Durrësi deri në Stamboll, vetëm e vetëm, që të kishin veç besimit katolik edhe atë ortodoks me zakonet më të mira të tyre (t’urta doke) dhe a nuk i bënin kërkesat e tyre në gjuhën e sprovuar amtare, si ajo shqipe e asokohe?
5. Po këta pararardhës të shqiptarëve të thirrur arbnorë më pas, a nuk ruajtën besimin e tyre dhe nuk u pajtuan me reformat e v.1054 dhe a nuk i bënin kërkesat e tyre në gjuhën e sprovuar amtare si ajo shqipe?
6. A nuk ishin në shqip të gjitha pagëzimet që nga koha e Pal Engjellit, Gjon Buzukut, Frango Bardhit, apo përpjekjet e Papa Kristo Negovanit deri te psallmet e Fan Nolit?
7. Nga na doli kjo liturgji e psallme edhe mbasi i kemi dhuruar përkthimin e parë të biblës në vulgatën latine, apo këngët e para me anë të kompozitorit durrsak Jan Katakuzenit, apo Papën e parë Eleuteri e tre Papë të tjerë më pas, ku njeri rri i vetëm e madhështor edhe i vdekur në Vatikan deri të Nëna e madhe e botës hyjnesha Tereza apo atleti i madh i mbrojtjes së njerëzimit e perëndimit si Gjergji Kastrioti.
Ndaj shtroj pyetjen dhe shqetësimin sesi ka mundesi të flitet arabisht, greqisht, turqisht, latinisht, e vetëm shqipeja që i polli këto, nuk flitet e këndohet, as psallmohet e liturgjohet. Turp e faqezezë?! SG 24.04.2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply