Nga Durrësi, krishterimi u përhap në qytetet e tjera të Epirit të Ri, si Kruja, Lezha, Shkodra, Skampa, Bylisi, Apollonia, Berati, Amantia, Vlora, etj. Në shekujt IV – VI mb.e.s, u formuan bashkësitë e para të krishtera dhe u ngritën ndërtesat e kultit, si bazilikat, baptisteret (pagëzimoret) dhe kishat në Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Trafandinë, Apoloni, Pult, Tiranë, Elbasan, Berat, Ohër, Vlorë, Sarandë, Butrint, Gjirokastër, madje edhe më në jug, deri në Arta.
Fig. – 8 Hartë e shekujve të parë pas krishtit, ku dukshëm bie në sy pjesëmarrja e shtetit apo provincës Ilire, e cila mbizotëron në këtë gadishull me vetë emrin e saj e krahasuar për nga roli me gjithë etnitë e veta si me Dakët, me Panonianët, më lart në hierarki se Maqedonët dhe Azia e vogël e kësaj kohe. Ajo përfshin popujt e Dardanisë, së Epirit, të Dalmacisë, të Tribalëve, të Thrakëve, ku ende nuk bëhët fjalë për zbritje të sllavëve që dtth se Tribalët janë veçse ndër popujt fisnik Ilirë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply