Ky burrë po shkrihej me natyrēn, kur e pashë dhe e fotografova.
Ai po luante me zogjtë duke i ushqyer dhe duke i drejtuar me duart e tij të gjata.
Një herë i ngrinte lart, pastaj i ulte poshtë, pastaj majtas, djathtas, prap poshtë dhe pastaj lart.
Herë i ndante veç e veç dhe herë i bashkonte sërish në tufë.
Dukej si një dirigjent që po drejtonte një koncert zogjsh.
Por, nga pasioni me të cilin udhëhiqte lëvizjen e zogjve dukej që ishte amator.
Unë nuk e njoh këtë burrë.
Nuk di çfarë bën per të jetuar.
As si e ka emrin.
Por harmonia e tij me natyrën, mu duk e mrekullueshme.
Per çdo kritik arti ai është një detaj i panevojshëm në atë peisazh.
Për çdo natyralist ai është një dhunues brutal.
Për çdo kapitalist ai është një i papunë.
Për çdo polic ai është një person i dyshimtë.
Për çdo qytetar ai është një fshatar.
Për çdo fëmijë ai është një lodër.
Për çdo grua ai është një romantik.
Për mua ai është njeri që nuk u bë dot zog.
Dhe prandaj është i lumtur.
Si njeri.
Si një njeri me zogj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply