Nëse një prokurori/prokuroreje me prejardhje Veriu i Shqipërisë do t’ i ishte publikuar një sms ku të thoshte për një qytetar çfarëdo të komunitetit rom apo egjiptian në Shqipëri se fundi i fundit cfarë ndodhi që hyri një rom apo jevg më shumë në burg, në Shqipëri do të kishte shpërthyer një furtunë nga ambasadat perëndimore, OJF-të fitimprurëse, qeveria, ONM, institucionet e tjerë të Vetingut.
Aktin e prokurorit do ta kishin dënuar publikisht si racist ambasada amerikane, ambasada e Bashkimit Europian, Fondacioni “Soros”. Ngjarja do të kishte dalë në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA.
Rrjeti i OJF-ve fitimprurëse të paguara nga ambasada amerikane, ambasada e Bashkimit Europian, Sorosi dhe qeveritë e tjera të BE-së do të kishin organizuar protesta kundër racizmit pra selisë së Prokurorisë përkatëse.
Organet e Vetingut do ta shkarkonin këtë person me procedurë të përshpejtuar.
Asgjë e tillë nuk ndodh kur një zyrtare e lartë e Vetingut e thotë këtë për “malokët”, pra për shqiptarët veriorë.
Merret vesh, të quajturit “malokë” pra shqiptarët veriorë në këtë vend qenkan zyrtarisht qytetarë të një kategorie më poshtë se romët dhe egjiptianët (këta të fundit të quajtur tradicionalisht “jevgj”).
Një verior mund të shkarkohet nga detyra shtetërore që mban për të gjitha arsyet e mundshme por jo për shkak të prejardhjes së tij./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook


Leave a Reply