Në një lidhje virtuale në emisionin “Opinion”, kandidati i zgjedhur nga qytetarët i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia për Bashkinë e Shkodrës është shprehur se qëllimi i tyre është të bashkojnë demokratët e vërtetë.
Bardh Spahia: Padyshim ka qenë një garë e fortë, që kishte edhe të panjohurat e veta sepse ishte hera e parë që garonin dy kandidatë të qendrës së djathtë. Objektivi kryesor ishte përfaqësuesi i Edi Ramës, edhe pse përfaqësuessi i Bashës u percepetua si një përfaqësues i Ramës. Kam bindjen se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojmë më kompakt.
Blendi Fevziu: Si do të bëheni kompakt?
Bardh Spahia: Do të jeta bashkimi i të gjithë demokratëve të Shkodrës nën siglën e PD së vërtetë. Besoj se është kuptuar sot se kush është opozita e vërtetë.
Blendi Fevziu: Por është një opozitë e pamjaftueshme?
Bardh Spahia: Ne na del një punë e jashtëzakonshme, bashkimi i PD. Unë iu drejtova atyre demokratëve që kanë humbur rrugën, të na bashkohen dhe të fokusohemi tek objektivi që ne kemi.
Blendi Fevziu: Cila do të jetë e ardhmja e PD, që konkurroi në dy drejtime të veçanta?
Bardh Spahia: Unë besoj se e njëjta gjë do të ndodhë me shumicën e bashkive. Sot e tutje kemi një realitet tjetër. Demokratët kanë kuptuar se cila është e djathta reale. Do të ketë patjetër reflektim nga drejtuesit, ish-kupola e PD. Kam besimin që disa prej deputetëve do të kenë kurajon të reflektojnë ashtu si duhet rezultatin e sotëm. Shumica e demokratëve mbështesin Rithemelimin.
Blendi Fevziu: Si do të jetë ky proces?
Bardh Spahia: Të realizojmë një proces bashkimi, dera jonë do të jetë e hapur për të bashkuar të gjithë ata demokratë që kanë humbur rrugën.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply