Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike i kërkojnë Lulzim Bashës që të largohet nga drejtimi i partisë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar që po zhvillohet në selinë blu, ka qenë deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferi që i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i PD-së.
Por kryedemokrati Basha ende nuk pranon humbjen, duke thënë se s’ka humbur asnjë garë, por zgjedhjet janë vjedhur.
Lulzim Basha: 6 Marsi ishte kurth pas 8 Janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ferdinand Xhaferi: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, nuk kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është në zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD-në, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.
Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur.
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.
Ilda Dhori: Të hapen zgjedhjet në parti.
Helidon Bushati: Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet kongres pajtimi. Të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të ‘Shtëpisë së Lirisë’ të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. Ti hapet rruga zgjedhjeve, duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa.
Agron Gjekmarkaj: Komision ta çojë PD në zgjedhje.
Lulzim Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është të marrë Partinë Demokratike për t’u mbrojtur nga non grata.
Humbja e PD në zgjedhje, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD. Dorëheqja e tij vjen pas humbjes së PD në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë, ku asnjë kandidat i selisë blu nuk fitoi. Agron Gjekmarkaj do të vijojë të jetë vetëm deputet.Burimi /tvklan.al


Leave a Reply