Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur deklaratës së Sali Berishës, duke thënë se “fyerjet dhe shpifjet janë mungesë e argumenteve”.
Zyra e shtypit të selisë blu, nëpërmjet një komunikimi për mediat, bën me dije se fyerjet ndaj zëdhënëses së partisë janë mugesë e etikës së komunikimit.
“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen”, thuhet në njoftimin e PD.
Më herët, Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale duke thënë se “deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Çoles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike”.
Burimi /tvklan.al


Leave a Reply