Konfirmohen edhe 326 infektime të reja
Kanë pësuar sërish rritje fatalitetet si pasojë e infektimit me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 8 qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin duke e çuar në 3,152 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë. Ata ishin një qytetare nga Tepelena, një qytetar nga Kuçova, dy qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Berati, një qytetar nga Fieri dhe një nga Kruja.
E kundërta ka ndodhur me infektimet, të cilat në krahasim me një ditë më parë kanë shënuar një rënie të lehtë. Nga 2601 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 326 qytetarë. Tirana kryeson listën me 134 raste të reja dhe më pas vijnë Fieri me 23, Durrësi me 19, Elbasani me 15 dhe Vlora me 13 raste. Rënie kanë pësuar edhe shtrimet në spitale, ku aktualisht po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply