Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e Xhuliano Bullarit, ka tentuar vetëvrasjen në burg. Sipas Klan News, Selmanaj është nën masën arrest në burg, në burgun e Peqinit.
Mësohet se Selmanaj është shpëtuar nga gardianët e burgut dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende arsye pse Selmanaj ka ndërmarrë aktin e rëndë. Xhuljano Bullari u vra në datën 20 Gusht në Vlorë. Ai u gjet i vrarë brenda një makine në aksin Vlorë-Babicë.
Policia ka sqaruar se implikimi i Selmanajt në krim është provuar përmes filmimeve dhe tabulateve telefonike. Nga ana tjetër prokuroria ka deklaruar se 39-vjeçari e thirri Xhuljano Bullarin në takim për t’u sqaruar në lidhje me një pagesë për 100 kilogramë kanabis, e cila ishte paguar me para false. Për këtë qëllim, Bullarit i kërkohej kthimi i pagesës prej 3 mijë Eurosh si një borxh.
Pas Xhuljano kishte refuzuar kthimin e parave, ai është qëlluar me dy plumba në kokë në fshatin Babicë e Vlorës. Të dy ishin njohur në burg, ndërsa 25- vjeçari po bëhej gati për të shkuar në Gjermani për të punuar, sipas familjarëve të tij.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply