Do mundesh te zbulosh nje recete sekrete te nje supe te mire dimerore por gjithashtu edhe te ushqyeshme? Supë velvet me karrotë e koriandër, një nga recetat e mia të preferuara. E thjeshtë dhe me pak kosto, si dhe me një shije magjike.
Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 tufë me koriandër duke përfshirë dhe rrënjët të prera hollë, 1 qepë mesatare e copëtuar, 5 karrota të prera, 3 thelpinj hudhra të shtypur, 3 ½ e kupës me lëng perimesh ose pule.
Sipër i hidhet: 4 lugë gjelle krem të athët. Ekstra: gjethe koriandër
=Udhëzime: Përgatisni përbërësit. Prisni karrotat, qepët, shtypni hudhrat dhe prisni rrënjët dhe gjethet e tufës së koriandrës. Ngrohni vajin e ulliri në nxehtësi mbi-mesatare në një tigan të madh.

Gatuani qepët, hudhrën dhe gjethet e koriandrës në një tigan të madh. Shtoni karrota dhe lëreni të gatuhen për disa minuta. Lërini derisa karrotat të marrin një ngjyrë kafe. Spërkatini me pak kripë dhe piper. Hidhni në tigan pak lëng perimesh/pule.

Shtoni mjaftueshëm lëng (rreth 3 kupa) për të mbuluar përbërësit në një tigan dhe gatuajini derisa karrotat të jenë zbutur-për rreth 15 minuta. Në momentin që karrotat janë të buta, hidhini në blender që të marrin trajtën e puresë. Shtoni më shumë lëng nëse duhet për të marrë trajtën e duhur.
Hidhini një sy dhe për sasinë e kripës dhe piperit. Ekstra, në momentin që e hidhni në tasa, sipër vendosini pak krem të athët ose koriandër të freskët. Shënime recete: Mund ta zvëndësoni lëngun e perimeve me lëng pule-është po aq e mirë, por jo një metodë vegjetariane.

Burimi/preferenca-al.com/


Leave a Reply