Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të premten e 10 shtatorit do të jetë në Kuvend. Berisha tha se do të jetë në Kuvend, në përputhje me vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar, ndonëse ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar hapur që PD ta përjashtojë.
Ndërkohë që është shpallur “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri e cilësoi edhe njëherë si betejë për dinjitet.
“Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë,” tha Berisha në Euronews Albania.
Më tej, Berisha theksoi se beteja e tij nuk është edhe e Partisë Demokratike, por është gjithashtu betejë për ekzistencën e kësaj force politike, që është themeluar mbi bazën e lirive dhe të drejtave njerëzore.
“PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe parimin tjetër të interesit kombëtar. Është absolutisht betejë për ekzistencën e PD mbi parimet që është ndërtuar. Unë bëjë betejë edhe për PD, por PD s’ka për detyrë të bëjë betejë edhe për mua.
Burimi/eazy24news.com/


Leave a Reply