➡️Regjimi totalitar komunist në 45 vite e ktheu territorin e Shqipërisë në një varrezë masive.
➡️Statistikat zyrtare njoftojnë vdekjet, me dhe pa gjyq, të mijëra kundërshtarëve të regjimit, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë me shpresë prej dekadash të gjejnë eshtrat e tyre e t’u ndërtojnë një varr.
➡️Anash lumenjve, në male, pranë burgjeve, apo kampeve-burgje, pranë reparteve ushtarake, apo dhe pranë fshatrave të banuara, gjenden varre të humbura të përdorura nga ish-sigurimi i shtetit për pushkatimin dhe më pas varrosjen e kundërshtarëve politikë.
➡️Dhjetra dëshmi të familjarëve dhe shumë dokumente arkivore na vijnë në ndihmë, për të krijuar një perceptim më të qartë mbi shtrirjen e këtyre vendvarrimeve sekrete dhe krijimin e kësaj harte dixhitale që do të pasurohet me informacione hap pas hapi.
➡️Harta digjitale e vendvarrimeve u mbështet nga “ICMP Small Grant project” në kuadër të projektit të Bashkimit Europian “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste” të zbatuar nga ICMP-AIDSSH, financuar nga BE dhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë.
➡️Projekti do t’u mundësojë studiuesve shqiptarë dhe të huaj informacion bazë mbi këtë fushë, lehtësisht të aksesueshëm, duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet komuniste. Po ashtu u vjen në ndihmë familjarëve që të sjellin dëshmi dhe dokumente për të afërmit e tyre….
➡️Behuni pjese e ketij procesi te veshtire por jo te pamundur. Le ti zbulojme dhe evidentojme se bashku keto vende ekzekutimi dhe varrimi per ti hapur rruge gjetjes se eshtrave.
European Union in Albania
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991
Embassy of Switzerland in Albania
International Commission on Missing Persons – ICMP
kujto.al – Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri


Leave a Reply