Në kohët e sotme po vërehet gjithnjë e në rritje kërkesa e njerëzve të famshëm apo jo, për të qënë të bukur apo për të korrigjuar difekte që pengojnë dukjen e një pamjeje atraktive, aq sa mund të quhet edhe një obsesion i çmendur ideja e të qënit perfekt. Por në fakt nuk ka asgjë të keqe dhe është më se normale dhe e shëndetshme të arrish pamjen e idealizuar dhe kjo për katër arsye që do të parashtrojmë më poshtë:
Jemi të programuar për të adhuruar të bukurën
Bukuria është e rëndësishme për këdo. Madje edhe Eleanor Roosvelt ka thënë “Do të dëshiroja të kisha qënë edhe më e bukur”. Dhe kjo nuk është një kotësi. Gjatë evoluimit ne jemi programuar për t`u përjekur të dukemi bukur. Psikologët evolucionistë pohojnë se duke u përpjekur të dukemi bukur është pjesë e një tërheqje seksuale. Pamja e bukur është e këndshme për t`u parë, plus ajo mund të tregojë aftësi, inteligjencë, dhe zgjuarsi. Madje ka rezultuar se bukuria fizike forcon edhe marrëdhëniet sociale sepse je më i pëlqyer në shoqëri.
Bukuria është gjetur në natyrë madje edhe në rrobat
Psikologët shpjegojnë se të kërkuarit e të dukurit mjeshtëror duke u shfaqur edhe në dëshirën për t`u veshur bukur është një motivim i rëndësishëm në qëniet humane. Ajo na motivon që të braktisim mërzinë. Për këtë koleksionet më të fundit të modës na ndihmojnë të plotësojmë këto nevoja. Të jesh i dhënë pas modës mund të jetë një lloj aftësie mbijetese për disa njerëz. Ashtu siç thotë edhe fotografi i famshëm Bill Cunningham: “Moda është forca për të mbijetuar realitetin e jetës së përditshme. Unë nuk mendoj se ju mund të bëni dot pa atë, do të ishte njësoj sikur të jetonit pa civilizim “.
Të luftosh për të bukurën është e shëndetshme
Nëse ju po përpiqeni për të qënë të bukur dhe në formë duke shkuar në palestër apo duke u marrë me aktivitet tjetër fizik, kjo është një gjë e mirë pasi ndihmon në rritjen e vetëvlerësimit dhe i`u bën të ndiheni më mirë dhe më të sigurt.
Flokët e bukur zbulojnë identitetin
Kot nuk është shprehja se floku është gjysma e bukurisë së femrës. Sallonet e parukerisë zenë një vend të rëndësishëm në jetën e femrave por edhe të meshkujve. Në fakt të tregosh përkujdesje ndaj vetes është një shenjë respekti për veten në radhë të parë dhe më pas për njerëzit që ju rrethojnë. Madje mënyra se si stilohen flokët flet shumë edhe për gjëndjen shpirtërore. Sa herë që ju ndiheni mirë merreni më shumë me stilimin e flokëve tuaj.
Metropol
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply