Nga Korresp. 24-ore.com
Gjatë një operacioni të përbashkët ndërkombëtar, i zhvilluar të enjten në Itali dhe Shqipëri, veçanërisht në qarkun e Vlorës, ku u përfshinë strukturat e Policisë lokale, Departamentit të Krimeve të Rënda të Tiranës në bashkëpunim me Antimafian e Venecias, Itali, u bë i mundur asgjesimi i një bande kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke vënë në pranga 10 persona, 3 prej të cilëve të arrestuar në qytetin bregdetar, ndërsa 7 të tjetrë në Venecia të Italisë.
Burime zyrtare të Policisë së Vlorës thanë sot për ATSH-në se në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë “UNDWGROUND”- AL, objekti i të cilit ishte shkatërrimi i një organizate me aktivitet kriminal trafikun e drogës në Shqipëri dhe Itali, në qytetin bregdetar u arrestuan sot shtetasit Robert Haruni, 35 vjeç, i dyshuar si kreu i kësaj organizate, Marinel Haruni, vëllai i tij, 31 vjeç, të dy banorë të Vlorës, si dhe Alfor Kurupi, 25 vjeç nga Saranda. Arrestimi i tyre i bashkangjitet prangosjes së 7 të tjerëve në Venecia të Italisë, mes të cilëve, Luigj Makaj, 30 vjeç, Jeton Makaj, 24 vjeç, Klaudio Paluka, 31 vjeç, Ilir Ago, 30 vjeç, Lulëzim Haruni, 31 vjeç, Leonard Arapi, 31 vjeç dhe Dritan Rrotani, 37 vjeç, të gjithë rezidencë në qytetin italian të Venecies.
Sipas Policisë, organizata ku pjesëtarë ishin të arrestuarit, dyshohet të jetë autore e trafikimit të më shumë se 1 ton lëndë narkotike, e llojit marihuanë, si dhe një sasie heroine e kokaine, e cila mendohet të kapë vlerën e 7 milionë eurove.
Nga hetimet paraprake rezultoi se lënda narkotike kishte origjinë Lazaratin, Gjirokastër, dhe trafikohej drejt Italisë me mënyra të ndryshme, kryesisht me automjete, kamiona të të arrestuarve apo shoqërive të ndryshme të transportit.
Operacioni i sotëm vjen pas një hetimi intensiv prej një viti, i realizuar pas një bashkëpunimi shqiptaro-italianë. Operacioni “UNDWRGROUD”, nisi sot në orën 04.00 të mëngjesit, njëherësh në të dy vendet, ku vetëm për palën shqiptare u përfshinë 50 forca policie.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply