Nga Korresp. 24-ore.com
Presidenti Barak Obama i bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të fillojnë bisedimet e paqes për çështjet thelbësore të konfliktit mes tyre, pa pritur që më parë të zgjidhen mosmarrëveshjet.
Zoti Obama i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ramallah, ndalesa e tij më e fundit gjatë vizitës së parë presidenciale në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Zoti Obama tha se bisedimet nuk kanë kuptim, në se secila nga palët pret që bisedimet e drejtpërdrejta të mund të mbahen vetëm kur gjithshka të jetë përcaktuar paraprakisht.
Zoti Abbas këmbënguli se ai nuk do të hyjë në bisedime, në se Izraeli nuk ndal aktivitetin në Bregun Perëdnimor dhe ngritjen e vendbanimeve të reja Jeruzalemin Lindor, dy rajone ku ai thotë se do të ndodhet shteti i ri palestinez. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka bërë thirrje prej një kohe të gjatë zotit Abbas, që bisedimet e drejtpërdrejta të rifillojnë pa parakushte.
Në konferencën e shtypit me zotin Obama, zoti Abbas përsëriti pikëpamjen e tij se aktiviteti i ngritjes së vendbanimeve nga Izraeli është i paligjshëm. Ai tha se qeveria e tij është e gatshme të verë në zbatim të gjitha premtimet ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit përmes ekzistencës së dy shteteve krah njëri tjetrit, Palestinës dhe Izraelit.
Zoti Abas shprehu vendosmërinë për arritjen e pajtimit mes palestinezëve, duke ju referuar përpjekjeve të tij prej vitesh, për t’i dhënë fund ndarjes me grupin militant islamik Hamas, që i nxori forcat e tij nga rripi i Gazës në vitin 2007.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply