Ja përse Ilir Meta këmbënguli të ndërtohej rruga Skrapar-Përmet-Çarshovë-Tri Urat/ Presidenti me shumë precedentë penalë, jo vetëm gjatë 4 viteve në këtë post, por dhe në vitet 2000-2017 kur ka qenë ministër, zv/kryeministër, kryeministër e kryetar parlamenti, ka patur lidhje me grupet kriminale që trafikonin kokainë, bënin kontrabandë, pastronin para e kryenin vrasje me pagesë; por ish-shefat e SHISH nuk i regjistronin faktet për shkak se ishin nën presionin dhe ndikimin e tij, njeri prej tyre i shpërblyer me poste pushteti e së fundi kandidat për deputet i LSI
Komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka shtuar në objektin e hetimit; dhe lidhjet politike-kriminale të kreut të shtetit shqiptar, me pjestarë të grupit eksremist “Agimi i Artë” në Greqi.
Sipas komisionit, në kuadër të këtij hetimi, SHISH ka dorëzuar një raport, me të dhëna që provojnë lidhjet e Ilir Metës, me përfaqësues të grupimit “Agimi i Artë”, realizuar me takime direkte e kontakte të ndërmjetme, por konfidenciale në Shqipëri.
SHISH, kushtetueshmërisht nuk e përgjon Presidentin e Republikës, por “monitoron” çdo veprimtari e qëndrim të tij; për ta informuar lidhur me “CV” e personave apo grupeve që i afrohen për kontakte personale, zyrtare e aktivitete publike, ose të atyre që i afron vetë Presidenti për… kafe e wikende.
Në rastin konkret, rezulton që SHISH ka konstatuar, se Ilir Meta ka qenë në kontakte me drejtues e aktivistë të grupit “Agimi i Artë”, rezidentë në Shqipëri jo vetëm gjatë fushatës.
Dhe e ka paralajmëruar për distancim prej tyre, por këtë sinjal Meta e ka shpërfillur, duke vijuar të tregojë se interesat e lidhjeve me këtë gruoim, janë më të forta se interesat e Shtetit Shqiptar
Pyetje: – Çfarë e lidh hajdutin e arit të Krrabës, me ekstremistët politiko-kriminalë të grupit “Agimi i Artë”, prej vitesh edhe me aktivitet në Shqipëri?
Sipas të dhënave që kanë mbledhur autoritetet investiguese, afrimi i tyre, mund të mos ketë lidhje me ish-deputetin dhe drejtuesin e LSI, Vangjel Tavo; por dihet se prej 3 vitesh, zyrat e LSI dhe Presidenca janë bërë “strehë dhe zyrë pune” e tyre.
Se sa veta janë e përse Ilir Meta, ka qenë në kontake intensive me ta para, gjatë e pas fushatës; këtë e dinë SHISH, Policia e Shtetit dhe DSIK, të cilët kanë çuar dosjen në Komisionin Hetimor; ashtu siç e dinë se çfarë “punësh” e bashkojnë me ta.
Nëse Policia e Shtetit, rihapë raportet kontrabandës së pa kapur e të lejuar, do konstatojë se hajdutin e arit të Krrabës dhe anëtarët e grupit “Agimi i Artë”, i lidh biznesi kontrabandë i mermerit të Skraparit, Beratit e Devollit që eksportohet në Greqi, i lejuar nga shteti.
Nuk është shpifje, por raportim zyrtar nga agjensitë speciale shqiptare e partnere të huaja; që thonë se edhe rruga Skrapar-Përmet-Çarshovë-Tri Urat, ka qenë këmbëngulje e Ilir Metës në qeveritë “Berisha” e “Rama”; jo për zhvillimin e zonave rurale; por për të trasportuar mermemin me sa më pak kosto… e ilegalisht mes malesh.
Burimi/Pamfleti


Leave a Reply