E pashe diku nje pankarte nga protesta e djeshme per lirine e Palestines qe shkruante: ” Liria jone nuk eshte e plote pa lirine e Palestines’, gjithmone duke iu referuar thenies se Mandeles.
Jo loçka.
Liria jone nuk eshte e plote, pa u gjetur edhe ata mijera njerez, shqiptare te vrare, shpirtat e te cileve nuk gjejne qetesi as ne ate bote, e per te cilet askush spo levize nga vendi. Nuk po gjejne qetesi as shpirtrat e familjareve te tyre kendej, te pa mirekuptuar e te pandihmuar me asgje. Pse nuk po protestohet per kete, apo na u be bajat. A nuk eshte njefare mosrespekti ndaj deshmoreve te thuhet skemi liri. E per kend u vrane ata?
Liria jone nuk eshte e plote, perderisa ende detyrohemi me be dialogje te pakuptimta me Serbine, anise kahere jemi shtet sovran dhe i pavarur. Deri tash neper biseda, asnjehere nuk i kemi kushtezuar me asgje, pos qe jemi bere katapult i suksesit te tyre ne bote. Dhe kete fale paaftesise se “lidereve” tane nga bota cobane. Pse nuk protestuam per kete. Cka eshte ky dialog dhe pse. Kujt i kemi borxh dhe pse. Pse duhet tu paguajme edhe rrymen bandave serbe andej, kah po prodhojne bitcoina e kontabandojne droge.
Sa per ” ankesat” e tashme kunder Vv-se, duken qesharake, lidhur me rrymen. PO pse, kush dreqi u pagoi deri tash qe 20 vite serbeve rrymen e na detyroi te paguajme RTK-ne si zedhenes pushteti? Baba jem ndoshta.
Liria jone nuk eshte e plote sepse jemi i vetmi vend ne Evrope qe nuk kemi liri te levizjes dhe jemi ende aq budallenj sa ne vend te protestave, ta festojme Diten e Evropes. Detyrat i kemi kryer ( korrupsion ka gjithkund , nuk mund te vije ne zero), ish presidentin e kemi dorezuar ne Hage, bashke me te tjere ( pavaresisht mendimit tim per te) dhe i jemi nenshtruar cdo kerkese qe do dada Mogerinka ( haptas te perkedhelurat e Serbise) te Evropes na e sjellnin ne tavoline.
Liria jone nuk eshte e plote, kur ende sot e kemi qytetin e ndare, pushtetin jo te shtrire ne teresi, liqenet e vjedhura, tokat e copetuara, njerez ne skamje te thelle dhe pleq me fonde te vjedhura te kursimit dhe me pensione te mjera, per te cilat presin ne radhe para bankave ne menyre poshteruese. Kush prej jush u doli ne krah atyre? Pse spo solidarizohemi me ta?
Liria jone nuk eshte e plote kur rinia del jashte shtetit cdo dite e me teper, masat indoktrinohen me hipnoza kolektive urrejtjeje, njerezit jane te percare brutalisht me fe, parti dhe pushtet. Mos e genjeni veten se kemi tolerance fetare dhe demokraci partiake. Kjo eshte pallaver dhe utopi.
Ka ende shume por po ndalem ketu.
Solidarizohem me cdo dhimbje te secilit prind ne bote, qe e humb femijen per cfaredo shkaku, e sidomos ne luftera te pakuptimta. Asnje qytet, shtet a kontinent, per mua nuk vlen sa nje jete e njeriut apo sidomos e nje femije.
Por, te thuash se liria jote nuk eshte e plote, per shkak te Palestines , e cila btw anoi kah pushteti brutal i Millosheviqit dhe nuk na pranoi asnjehere ( kujt dreqi po i ha palla per pranimin e saj, por hajt) ; perkundraZi ka lobuar kunder Kosoves. Te mos keqkuptohemi, jam kunder sulmeve , terrorit dhe luftes, por fillimisht e dua shtepine, familjen dhe atdheun tim.
Pse spo protestojme per ardhmerine e femijeve tone? Mungesen e perspektives per ta?
Apo doni ju mi ” ndreq” punet e botes, qashtu qysh mirreni me jeten e tjetrit gjithmone. Dhashte Zoti nuk na identifikon bota me ju.
Ndaj loçka, dil fshini pak para oborrit, se goxha plehu na eshte mbledhe para dyerve. Mandej , fillon e ndoshta shihet edhe rruga.
Burimi/Facebook


Leave a Reply