Gazeta Shqip
Një adoleshent nga Ohajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili një vit më parë qëlloi për vdekje tre nxënës në një shkollë lokale, është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë faljeje, por kjo nuk e pengoi aspak që të tallej dhe provokonte në sallën e gjyqit prindërit e viktimave të tij.

18 vjeçari u paraqit në sallën e gjyqit me një bluzë ku shkruhej Killer (Vrasës) dhe u tregoi prindërve të viktimave gishtin e mesit duke përdorur një gjuhë shumë arrogante ndaj tyre.

TJ Lane i kishte kërkuar avokatit mbrojtës që të mos bënte asnjë përpjekje për ta mbrojtur dhe të mos paraqiste asnjë dëshmitar në favor të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 shkurt të 2012, kur nga të shtënat e adoleshentit, në atë kohë 17 vjeç, mbetën të vdekur tre të rinj dhe u plagosën 3 të tjerë, njëri nga të cilët mbeti i paralizuar dhe ndodhet në një karrocë me rrota.


Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply