Sot Ilir Meta nga zyra e presidencës theu heshtjen e tij dy ditore, duke na habitur edhe me qëndrimin e tij. I shfaqur më i zbutur dhe më një ton të qetë, Meta nuk iu përmbajt premtimit të tij të bujshëm se do të jepte dorëheqjen, nëse Edi Rama i fiton 71 deputetë, duke nënkuptuar mandatin e tretë qeverisës.
Sot përpara mediave ai u shfaq si person që arriti të vinte procesin e zgjedhjeve në shinat Kushtetuese dhe mbi të gjitha duke rikthyer atë që ai pretendon duke shtuar 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.
Por çfarë paralajmëron një qëndrim i tillë i presidentit? E para që presidenti se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, të paktën deri në shtator.
E dyta është që ky reagim shihet edhe një sinjal që edhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk pritet që të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.
Basha mund të përpiqet që të justifikojë faktin se opozita tashmë u rrit në numër votash dhe se betejën do ta zhvillojë në Parlament.
Kështu Basha do të jetë i ndikuar nga qëndrimi i Metës, i cili e ka kërcënuar edhe me faktin se do të merrte rolin e liderit të opozitës, nëse PD dhe LSI humbin zgjedhjet. Të paktën Meta e njohu procesin e 25 prillit, tani pritet qëndrimi i partisë më të madhe opozitare.
Burimi/Gazeta Shqip


Leave a Reply