Duke mos thyer traditën që ka krijuar tashmë, të lënies duke pritur me disa orë të simpatizantëve të tij, Lulzim Basha u shfaq i zbehtë para dekorit të disa të rinjve që ishin rreshtuar para selisë së PD-së.
Lideri i opozitës doli para shqiptarëve për të “justifikuar” humbjen e katërt të tij radhazi në krye të PD, humbje të cilën më shumë sesa një dështim të tij, tentoi ta “shese” si përballje të vështirë me një regjim.
Krah Xhelal Mziut, Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, që duket se janë edhe figurat e vetme që e mbështesin në këto momente kur në selinë blu ka nisur edhe rebelimi për rezultatin dramatik, Basha dha një mesazh pa thelb dhe pa qëndrim.
Duke refuzuar dorëheqjen, Basha u shpreh se kushdo që mendon se “do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë”, duke paralajmëruar një vazhdim të betejës për demokraci.
Por kjo mizanskenë, më shumë sesa nisja e një beteje e re, ngjante me një “varrim”, ku vajtohet për “goditjen” e katërt të PD-së në 8 vite.
Një “varrim” pa “të vdekur”, pasi pasi përgjegjësi kryesor për organizimin e këtij “funerali”, “vendosi” që të mos mbante përgjegjësi.

Burimi/Gazeta SHQIP


Leave a Reply