ÇKA JANË PASHKËT Pashkët janë festim i kthimit në jetë të Krishtit mbas kryqëzimit të tij. Zakonisht festohen të dielen e parë mbas hënës se plotë. Kjo mund të jetë një e diele ndërmjet 22 marsit e deri më 25 prill. Ky festim konsiderohet më i shenjti prej festave të krishtera. Simbas shkrimave, varri i Jezu Krishtit është gjetur i zbrazët tri ditë mbas vdekjes së tij. Mbas kësaj ngjarjeje përcjellësit e tij e kanë parë dhe kanë folur me te, kështu që të krishterët besojnë që edhe ata mund të fitojnë jetë te re mbas vdekjes. Pashkët janë festimi i këtij besimi. Para shume vjetve, Pashkët janë festuar me ardhjen e pranverës. Lulëzimi i luleve, zgjimi i kafshëve dhe kthimi i zogjëve ka kthyer jetë në tokë. Kjo ringjallje pranverore simbolizon jetën e re që të krishterët fitojnë përshkak të vdekjes së Krishtit në kryqë dhe kthimit të tij në jetë.
ÇKA JANË KREZHMET Krezhmët janë 40 ditë para të dieles së Pashkëve. Të dielet nuk janë të numëruara sepse ato janë ditë të Zotit dhe duhen të festohen. Krezhmë është kohë kur disa ushqime nuk përdoren, kohë për lutje dhe për pendim. Kjo kohë është për të përkujtuar 40 ditë të qëndrimit të Jezusit në pyll. Një kohë Krezhmët kanë qenë më ndalesa më të mëdha se sot, ka qenë e lejuar vetëm një gjellë në ditë, pa mish, peshkë, vezë dhe produkte prej qumështit. Sot më tepër insistohet në lutje dhe punë mirëbërëse.
BEKIMI I USHQIMIT Gjithmonë ka qenë traditë që ushqimet e ndaluara gjatë Krezhmëve të bekohen nga prifti para se të hahen në ditën e Pashkëve, sidomos mishi, vezët, djathi etj. Sipas besimit popullor, ata që kanë hëngër këto ushqime para bekimit kanë qenë të denuar nga Zoti.
VEZËT E PASHKËVE Një prej simboleve më të vjetra pranverore në botë është veja. Romakët e vjetër paten shkrua: Çdo gjallesë prej vezës. Forma ovale e vezës simbolizon formën e pikës së shiut dhe të farës. Këto të dyja kanë qenë elemente të rëndësishme për jetë. Veja premton jetë të re si pranvera, zogjët dhe shumë kafsh që çelin prej vezësh. Në Angli, antarët e familjave mbretërore i kanë dhuruar njëri tjetrit vezë të lara në arë si dhuratë për Pashkë. Dekorues i njohur i vezëve për Pashkë ka qenë Peter Carl Faberge. Ai ka dizajnuar vezë prej arit, argjendit dhe prej gurëve të çmuar për mbretër në Evropë dhe në Rusi. Vezët gjatë kohës së Krezhmës kanë qenë të ndaluar, ato janë sjellur në sofër në ditën e Pashkëve, të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe që simbolizonte gëzimin e Pashkëve. Kjo traditë nuk është vetëm e Kishës Katolike (Latine) por edhe e Kishës Orientale (Ortodokse, Provosllave). Vezët e ngjyrosura i përdorin fëmijët më së shumti për të luajtur lojën: cili ka vezën më të fortë.
LEPURI I PASHKËVE Sipas legjendës europiane, lepuri kurrë nuk ka fjetur por gjithmonë ka ruajtur dhe ka shikuar kafshët tjera. Kështu, lepuri u bë simbol i hënës. Lepuri është i lidhur me Pashkët, sepse data i këtij festimi varet prej hënës së plotë. Në Egjipt, njerëzit kanë besuar që lepuri ka qenë shkaktar i jetës së re në pranverë.
Në Angli, perëndesha e pranverës, Eastre kishte lepurin si simbol tokësor. Pikërisht nga kjo perëndeshë rrjedh emri i Pashkëve në anglisht Easter.
——————–
Pashkët, festa e të krishterëve. Ja kuriozitetet që ndoshta nuk i dini
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën. Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.
Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe “dritë” në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.
Kreshma e Madhe është një periudhë gjashtë ose shtatë javore, në të cilën besimtarët nuk hanë mish, peshk, produkte shtazore dhe nuk pijnë verë. Java e Madhe është java e shtatë e Kreshmës dhe java e fundit para Pashkëve. Ajo i korrespondon javës së fundit të Jezuit në tokë para kryqëzimit të Tij. Qëllimi i kësaj javë nuk është vetëm një përkujtim mendor i ngjarjeve të fundit të Jezuit në tokë, por një pjesëmarrje reale në këto ngjarje.
Datat e Pashkëve nga viti 2014 deri 2020
Viti 2014 – 20 prill
Viti 2015 – 5 prill (Pashkët Katolike), 12 prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2016 – 27 mars (Pashkët Katolike), 1 maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2017 – 16 prill
Viti 2018 – 1 prill (Pashkët Katolike), 8 prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2019 – 21 prill (Pashkët Katolike), 28 prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2020 – 12 prill (Pashkët Katolike), 19 prill (Pashkët Ortodokse)


Leave a Reply