Pacientët, të cilët kanë punë të ngadalësuar të zemrës dhe nivele të ulëta të mineraleve të magnezit dhe kaliumit
Pacientët, të cilët kanë punë të ngadalësuar të zemrës dhe nivele të ulëta të mineraleve të magnezit dhe kaliumit, nuk do të guxonin që të merrnin antibiotikun azitromicin, për shkak të pasojave të mundshme vdekjeprurëse. Antibiotiku azitromicin, i cili në tërë botën rekomandohet për shërim të infektimeve të sistemit të frymëmarrjes, inflamacionit të veshëve, infektimeve të lëkurës dhe klamidisë mund të shkaktojë çrregullim fatal të punës së zemrës, tërheq vërejtjen Organizata Amerikane për Kontrollim të Ushqimit dhe Ilaçeve. Pacientët, me nivele të ulëta të magnezit dhe kaliumit në gjak dhe me punë të ngadalësuar të zemrës, janë në rrezikun më të madh ndaj parregullsive në ritmin e zemrës të shkaktuar nga ai ilaç, i cili ende shitet me emrat ‘Zithromax’ dhe ‘Z-Pac’. Organizata këshillon mjekët që të kufizojnë përdorimin e atij antibiotiku, veçanërisht te pacientët me rrezik më të lartë të efekteve fatale anësore, ndërsa shenja e vërejtjes do të vendoset në udhëzimet e ilaçeve.
http://www.kosova-sot.info/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply