Mund të jesh “misionar” i antishqiptarizmit, mund të jesh shërbëtor i paguar i agjenturave të rrezikshme kundër Shqipërisë, shtetit shqiptar dhe popullit të tij… Por kur arrinë në një post kaq të lartë shtetërorë, siç është President i Republikës, kushdo qofsh, edhe i shkallës së avancuar të antikapatit, duhet të dali dikush të frenoj dhe t’i parandaloj çmëndurit e përditshme antishtet, siç i shfaq kudo Ilir Meta.
Ai “de jure” është ktyetar i Shtetit në Shqipëri. “De facto” ka ikur aq larg, sa është bërë një lolo pazari, me sjellje të një të sëmuri mendor, pa fre e kontroll, duke e përdhosur aq keq rolin e Presidentit të Republikës, sa çdo shqiptar mbetet i turpëruar në sytë e botës për një palo “President” të tillë që ka Shqipëria!

Nuk po përmendim dhjetra e qindra akte, xheste, vendimmarrje, dalje nga faza të Ilir Metës, me të cilat kemi qeshur dhe kemi qarë, sidomos me caktimin e datës së zgjedhjeve në tetor 2018, kur nuk ju bind asnjë shqiptar dhe nuk i doli as Monika në to, por po përmendim këtë çmendurinë e tij të sotme, të datës nëntor 2020, e cila duhet ndëshkuar ashpër dhe me reflektim dhe veprim mbarëkombëtar.
Dje, ish Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Kastriot Islami, i cili, sapo ju fut në prehër Sali Berishës, ndoshta nga “zori” i Francës, dikur bashkë me të dhe me çorbë të njëjtë të prishur të ngrënë, ka shkarë aq shumë nga binarët, sa nuk mund të barazohet as me një qytetar të rëndomtë të këtij vendi!
Del në rrugë pa maskë, duke thyer rëndë një Akt Normativ ligjor. Del në Parkun e Kryeqytetit pa patur mjetin e identifikimit, i cili me ligj mbahet gjithmon me vete. Kur punonjësit e policisë bëjnë detyrën dhe i vënë në dukje këto dy shkelje të rënda të ligjit, ky bishtbollan i Saliut dhe i Monikës, i kundërshton, duke mos ju bindur urdhërit të tyre.
Këtë gjë e bënë pikërisht ky ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka drejtuar votimin e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe që “Mosbindjen e Urdhërit të Policisë ” ky Kod që ka miratuar “Kaçi i zi”, e konsideron vepër penale që dënohet me gjobë ose me burg.
Mirë, është e kuptueshme që këtij bishtbollani të Saliut, i ka ikur truri, sepse ka mbetur prej 8 vite si kau i ngordhur në brinjë, pa privilegjet e ndyra që zotëronte kur shpërdoronte pushtetin.
Po këtë palo President, ku e çonë mushka qorre e Çepanit të Skraparit, që nëpërkëmb ligjet e shtetit shqiptar, veprimet e ligjshme, konformë zbatimit me rigorozitet të kompetencave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke bërë deklarime të shëmtuara, antishtet dhe antiligj, sa janë të pafalshme edhe për një njeri me zhvillim të met mendor?
Si mund të jet në krahë të një shkelësi kaq të rëndomtë të ligjeve të shtetit, një President i Republikës?!
LEXONI TITRAT E DEKLARIMIT TË ILIR METËS NË TELEVIZIONE DHE SHIKONI SHKALLËN E DEGRADIMIT TË PLOTË TË TIJ!
Si mund një kryetar shteti të katandiset deri në këtë shkallë ferexheje, sa t’a kthej Kryeministrin e Shqipërisë, të zgjedhur nga populli shqiptar, si “polic” që mori në polici një shkelës ordiner të ligjeve të shtetit shqiptar, siç është Kastriot Islami, në vend që t’a përgëzoj Policinë e shtetit?!
Çdo ditë që kalon, po del qartë që Ilir Meta, i ngarkuar prej vitesh me krime të rënda kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, posaçërisht në fushën e grabitjeve të pasurive kombëtare, të korrupsionit të dukshëm me pasuri dhe para marramendëse që disponon, ndonëse me një rrogë shteti, për të ruajtur kokën e tij dhe pasuritë që domosdo do t’i sekuestrohen, ka kaluar në ekstrem.
Me veprime direkte, ai çdo ditë po saboton autoritetin e shtetit shqiptar, po e bënë “lolo” Presidentin e Republikës në sy të botës, me qëllim që kur t’i hidhet nesër dora në zverkë për të gjitha krimet që ka bërë, të justifikohet me “palo shtetin”, të cilin ai vet me xhestet, veprimet dhe krimet e tij, po e katandis si mos më keq!
Në një situatë të tillë, ka ardhur koha që akademikët, profesorët e shquar të këtij vendi, burrat dhe gratë e familjeve të shquara të shqiptarizmit, të rinjtë dhe të rejat e kudondodhura në të gjitha hapësirat shqiptare, të mos e durojnë më këtë llojë poshtërimi që i bëhet shtetit prej andikapatëve të papërgjegjshëm të kallëpit të Ilir Metës, duke ndërmarr veprime demokratike, për t’i kapur prej leckash dhe hequr nga aty ku e dëmtojnë kaq rëndë Republikën e Shqipërisë, kombin dhe popullin shqiptar…!
Koha nuk pret. Shqipëria duhet të ringrihet duke i varrosur shtatë pashë nën dhe pushtetarë të tillë të kallëpit “Alla Ilir Meta”!
Burimi/Facebook


Leave a Reply