Doriana Cepunaj
Një 40-vjeçar shqiptar dhe një 51-vjeçar italian është arrestuar në Itali pasi është zbuluar një laborator i specializuar për prodhim, paketim dhe shitje marijuane.
Raportimet e para që çuan policinë në zbulimin e këtij laboratori ishin nga disa qytetarë, të cilët kishin vërejtur lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së 51-vjeçarit.
Mediat vendase shkruajnë se karabinierët arritën të zbulonin drogën dhe të vinin në pranga dy personat.
Policia zbuloi dy serra, njëra prej të cilave përmbante 19 rrënjë kanabis 50 cm të lartë dhe tjetra 15 bime 3 metra të gjata.
Ndriçimi i lëndës narkotike bëhej nëpërmjet llambave me anë të një sistemi elektrik të improvizuar.
Gjatë kontrolli karabinierët gjithashtu gjetën dhjetëra kavanoza, disa prej të cilave me kanabis gati për tu shitur.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply