Enida Vërça
Një lajm i fundit raportohet nga mediat në vend mbi këngëtaren Fjolla Morina. Sipas tyre gjinekologu ka vërtetuar që ajo nuk është shtatzënë dhe këtë gjë e ka thënë për t’i shpëtuar burgut.
Kujtojmë që Morina u rikthe në Gjykatën e Kukësit pas shtyrjes së seancës që nisi mëngjesin e sotëm për dhënien e masës së sigurisë. Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska u shpreh se seanca e mëngjesit u shty pasi fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest me burg, por duke qenë se Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në qeli sipas nenit 230 pika 2.
Për këtë arsye këngëtares iu la kohë për të gjetur një kontratë qiraje ose për të paraqitur garancinë pasurore që do të bënte të mundur shmangien e arrestit me burg dhe dhënien e masës “Arrest Shtëpie”.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply