Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, përmes një statusi në facebook, ka ironizuar me kryedemokratin Basha për një nga pyetjet e formularit që duhet të plotësojnë kandidatët e mundshëm për deputet. “A keni patur kontakte me persona të huaj” , është pyetja që i ka tërhequr vëmendjen Kullurit dhe të cilës i ka dhënë një përgjigje ironike
“Kur kryetari i partise ka gjysmen e familjes me shtetesi jo-shqiptare dhe te pyet ne formular “a ke kontakt me persona te huaj”- shkruan Kulluri në postimin e tij.
Postimi i plotë: Kur kryetari i partise ka gjysmen e familjes me shtetesi jo-shqiptare dhe te pyet ne formular “a ke kontakt me persona te huaj”!
Po mire kjo, po ky ne SHISH, SHIR apo SHIU i verfikon keto kriteret e sigurise?
Kjo praktike ndiqet per zyrtaret qe duhet te kene “certifikate sigurie” me qellim sigurine e informacionit ne institucione te sigurise kombetare! Ne parlament eshte e percaktuar me ligj se kush duhet ta disponoj “certifikaten e sigurise”!
C’pune kane kandidatet e PD per deputet ti nenshtrohen nje procedure qe as nuk ka mundesi per ti perdorur? Po vete komisioni i perzgjedhjes se kandidaturave i ka bere keto deklarime dhe a jane verifikuar? Nese po nga kush?
Dyshimi se ne zyrat e PD drejton budallalleku apo ligesia per tu tallur me njerezit mbetet ende i pazgjidhur!

Burimi/faxweb.al/


Leave a Reply