![]()
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në shënimin e 15 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari ka bërë homazhe të varrezat në Prekaz si dhe ka vizituar familjen Jashari.
Haradinaj, siç raporton rtk, tha se është nder për ta vizituar Prekazin dhe për t’i nderuar luftëtarët dhe komandantin Legjendar, Adem Jashari si dhe të gjithë anëtarët e familjes Jashari.
‘Është nder t’i vizitosh edhe të gjallët e kësaj familje që edhe pse me mund po mbajnë gjallë jo vetëm frymën e lirisë, por edhe të shqiptarizimit, duke u përkulur me respekt për gjithë sakrificat për liri qëndrojmë në rrugën e lirisë së bashku’, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka thënë se sot është një ditë e veçantë për ta, pasi që përkujtojnë familjarët dhe më të dashurit e tyre.
Ai krahasoi pranverën me lirinë dhe lulet më dëshmorët. ‘Familjarët tanë dhe shumë dëshmorë të tjerë kanë qenë lulet e pranverës që e kanë paralajmëruar lirinë’, tha Jashari.
www.ana-ks.com
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply