Daniela Grrica
Që prej ditëlindjes së Arilena Arës, nisën edhe thashethemet se Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj do të sillnin një këngë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi nga postimet që bënë dy këngëtarët në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi faktin se kush do e punonte këngën.
Pas përhapjes së lajmit erdhi edhe reagimi i Florit, i cili postoi një video në “Instagram”, ku me nota humori shprehej se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.
Por gjithashtu ka ardhur edhe reagimi i Alban Skënderaj i cili sqaroi disi situatën dhe për lajmet që po qarkullojnë lartë e poshtë.
I ftuar në “Edicioni veror”, Alban Skënderaj tregoi se ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie të mirë, por mbetet për t’u parë në të ardhmen nëse do sjell ndonjë duet apo jo.
Po ashtu, Albani tregoi se duke qenë se mes tyre është ngritur prej vitesh një rivalitet që nuk ekziston, atyre u pëlqen që të luajnë pak me këtë pjesë.
“Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e respektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështu që pse jo në të ardhmen.”
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply