Në Kosovë të shtunën u raportua vdekja e gjashtë personave nga pasojat e COVID-19-tës, numri më i lartë i të vdekurve në një ditë që nga shfaqja e pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë tha se deri në orën 17 të ditës së sotme janë regjistruar 6 viktima nga 38 deri në 72 vjeç.
Sipas autoriteteve të gjithë vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Rastet e ditës së sotme e në 64 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19-tës në Kosovë.
Deri të premten mbrëma Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 3 mijë e 178 raste të të prekurve nga kjo sëmundje.
Që nga 1 qershori deri më 3 korrik janë konfirmuar 2 mijë e 95 raste përkatësisht dyfish më shumë sesa nga 13 marsi deri më 31 maj.
Nga 1 qershori është dyfishuar edhe numri i të vdekurve nga pasojat e virusit.
Heqja e kufizimeve në fillim të muajit qershor u pasua me shtim të madh të numrit të të infektuarve ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje për zbatimin e masave mbrojtëse siç është mbajtja e maskave dhe distancimi fizik për të parandaluar zgjerimin e infektimeve.
Aktualisht 1 mijë e 296 persona të prekur llogariten si raste aktive.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply