Shteti është një vler e lartë që çdo qytetar duhet ta mbrojë, sepse është ai që di të ndajë të mirën ndaj të keqes dhe të padrejtën ndaj të drejtës. Shteti në vetvete është bashkimi i njerëzve si individ në një familje të madhe. Shteti është esenca e individëve, të dyja këto subjekte duhet të mbajnë njëra tjetrën, dhe nuk duhet të ndahen kurrë, sepse të ndara nuk nxjerrin rezultat, në atë që shërben për një jetë më të mirë sociale. Qëllimi i shtetit duhet të jetë: lumturija e popullit që qeveris, kjo do kuptuar: se primar nuk është individi por shteti, dhe ekzistencën e tij e ka në vendosjen e të mirës dhe të vërtetës ndaj individëve që i janë bashkuar kësaj familje të madhe. Bëra këtë shpjegim për të thënë se shteti ka për detyrë dhe ndërtimin e degës së univeritetit të politikës e cila është themeli i të drejtave të individëve dhe lirit e tij. Politika dhe ekonomia janë dy degë që mbajnë të gjallë kulturën dhe jetën shoqërore të një vendi.
Në Shqipëri ende mungon kultura politike, jo vetëm në parinë politike por sidomos tek masat. Kultura politike normalisht krijohet ngadalë, sepse si çdo lloj kulture varet nga tradita, por tek ne pavarësisht se e kemi nga pikëpamja kohore një tradit politike, ende nuk mund të flitet për kulturë politike. Një nga faktorët e mos krijimit të një dege universitare që merret me politikën në Shqipëri, është koha shumë e shkurtër që e cila u krijua pas viteve 90’ kur bota i ka fakultetet qysh prej 1900. Degët e fakulteteve të politikës kanë parësi krijimin e një grupi të aftë që të merret kryesisht me politikën e jashtëme e cila e ka jetike njeriun e përgatitur. Vetëm popujt e lirë kanë vetëdije në veprimtarin politike në shërbim të masave, këta të fundit janë gjithçka në dobi të qeverisjeve në shtetet përkatëse.
Mungesa e kulturës politike, duhet parë kryesisht si pasojë e mosfunksionimit të procesit të shtresëzimit, dmth e çdo klase politike, prej 1912 e deri më sot. Pra politika e trashëguar nuk ka lënë asgjë pas vetes, ka kaluar pa lënë gjurmë, pa krijuar themele në kulturën e politikës mbi të cilat pasaardhësit duhet t’a ruanin atë pak kulturë që lanë parardhësit. Politika është një fushë e gjërë me shumë zikzake, e nëse studenti duhet t’a përvetësojë atë në ndërgjegjen e tij duhet të mendojë për t’i shërbyer qytetarëve në përgjithsi, duhet të angazhohet për të kërkuar të vërtetën tek e veçanta, pra idenë nga pikpamja e logjikës dhe depërtimit të koncepteve. Pra politika me llogjikë të pastër, të lejon të analizosh me saktësi parimet. Këto të fundit sjellin risi në parimet sociale, dhe parimit të qëllimit të së mires dhe arësyes së mendimit.
Dinjiteti i mandimit rrjedh nga të menduarit dhe sa më e thellë të jetë e të menduarit aq më kollaj bëhet zgjidhja e problemeve. Kjo është ajo që degët universitare të politikës duhet të nxjerrin kuadro që t’i shërbejnë problemeve sociale të cilat janë në çdo kohë të ditës të mprehta për t’u zgjidhur. Me ardhjen në pushtet në vitin 1945 PKSH asgjësuan dhe ato pak gjurmë që lanë parardhesit, por kjo nuk do ishte aq vendimtare sikur paraardhesit të kishin lënë pas gjëra me vlerë të atillë sa të mposhtnin kohën pasardhëse. E vetmja gjë që ka ngelur, është vepra e Samiut, po edhe ajo më shumë ka vlerë simbolike, sepse shumë pak e kanë lexuar e mbi te gjitha ajo i përket periudhës së rilindjes. Çdo pari politike që ka qarkulluar në këto 108 vjet, nuk është kujdesur qoftë edhe për një sekondë, për të lënë prapa teori politike me vlerë të posacme për shoqërinë shqiptare.
Partitë politike në Shqipëri janë marrë pothuajse vetëm me teorinë e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht dhe, politologët e së shkuarës janë kufizuar në atë drejtim. Kjo gjë ndodh për fat të keq edhe sot, me ata që merren zakonisht me teorinë e mbajtjes së karriges së pushtetit. Kjo është shumë dëshpëruese, pasi tregon se marrja e mbajtja e pushtetit është i vetmi qëllim ku drejtohen energjitë mendore të parisë politike. Ndërkaq marrja e pushtetit nga politikan të korruptuar jo kombëtar, tek qytetarët e thjesht ka krijuar idenë se politika nuk është gjë tjetër përpos marrja dhe mbajtja e pushtetit. Llogjikisht të merresh me politikë në Shqipëri dhe në trojet etnike nënkupton të kesh mundësinë e privilegjeve, dmth të jesh subjekt ku privilegji është prerogative. Kështu vetë aksioni politik nënkupton për shqiptarët, sakrificë që do shpërblehet me pushtet e me pasuri. Kjo dukuri është mëse normale, bilës legjitime aq sa një konceptim tjetër i veprimtarisë politike do dukej si blasfemi apo edhe idiotizëm.
Kjo mendësi tashmë është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjen shqiptare, saqë ndalon vetë procesin e shtresëzimit i cili sjell edhe kulturën politike, pra në njëfarë mënyre ne e kemi dënuar vetveten me pagdhendurinë politike. Kjo gjë na pëlqen bilës aq shumë saqë është krijuar edhe një lloj njësie matëse për aftësitë politike të njërit apo tjetrit. Nëse nuk ndryshohet kjo mënyrë së përceptuari politikën, nuk ka gjasa që të ndryshojë edhe veprimtaria politike në Shqipëri e sa të jetë jeta. Pagdhenduria politike e cila do udhëheqë votuesin në kutinë e votimit është ushqyer nga lider politik të korruptuar, duke e bërë edukat në masë. Kuptohet që çdo votë nuk është shprehje e demokracisë por është një grusht ndaj demokracisë në Shqipëri, që vonon ndërgjegjësimin e shqiptarëve mbi të mirën e përbashkët e mënyrën se si arrihet tek ajo. Nëse arrihet se në Shqipëri do të kemi një shtet të pa korruptuar, nënkuton
“Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera, kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, librash dhe qytetërimi. Dhe ne me kalimin e kohës do i zbulojmë se traditat e shqiptarëve që në lashtësi kanë lënë gjurmë të pashlyeshme mbi kulturën e njerëzimit. E kjo do zbulohet në një kohë të afërme, dhe pa pjesmarrjen e historianëve shqiptarë nuk mund të shkruhet histori botërore. Por kombi ynë ka një specifik që se ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S`ka dhe s ‘mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa toleranca fetare”.
Tiranë /06/05/2020/ Sy. Ing. Frederik Ruço


Leave a Reply