Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi të premten mbrëma edhe 6 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.
Rastet e reja e çuan në 132 numrin e të prekurve ndërsa instituti tha se 6 veta janë deklaruar të shëruar duke e çuar në 16 numrin e personave që janë shëruar.
Zyrtarët shëndetësor po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e zgjerimit të virusit, duke tërhequr vërejtjen në mundësitë përballuese të vendit.
Ndërkaq një kompani e printimit tredimensional vazhdon testimet për prodhimin e respiratorëve për t’u ardhur në ndihmë institucioneve shëndetësore.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply