Për një kohë të gjatë e ne vecanti dje ne të gjithë ishim me sy e mendje te drejtuar nga ju duke ju përcjellur me vemendjen te madhe,sidomos në këto ditë qe janë nga me të rëndat në historinë moderne te mbarē botës.
Sot kur bota mbarë po ballafaqohet me perbindëshin e pa njohur,ne mirremi me gjëra qe me se paku na duhen.
Në këtë situate te trishtë jeni ju, dhe vetëm ju,qe na beni te na mbaji një “fije e hollë” besimi dhe shprese,se do ja dalim si shumë here në histori.
Është pikërisht kjo qe na benë të besojmë se kombi ynë ka ende njerëz qe mund ta drejtojnë atdheun, dhe ate në rrugë te duhur,tash,edhe sot kur jemi te rrethuar nga “virus te dukshëm, e te pa dukshëm”te cilët po provojnë te na gllabërojnë dhe përpijnë si është me keq!
Jam i bindur se qindra dhe mija njerëz te kombit tim, e ndiejnë thellë në palcën e shpirtit te stërlodhur, këto te zëza qe po i bëhen në vite dhe dekada, në tokë tonë .
Athua përse edhe sot e kësaj ditë nuk ja dalim ta gjëjmë vetën, ashtu si edhe te tjerët qe jetojnë perreth nesh?
Perse nuk ndodh kjo edhe tash pas njezët vjetesh në liri?!
As tash,as këto ditë kur më shumë se kurrë është dashur ti thërrasim mendjes, se vetëm te bashkuar do mund te përballojmë sfidat qe shpesh po ja sajojmë edhe “vetës tonë”te mbërthyer në cipën e lakmisë për zhvatje, pasurim e keqpërdorim te atyre pakë resurseve qe na kanë mbetur,e qe po i shterrim dita ditës,për të mos u ngopur kurrë.Mbase fjala “turp” do jetë e pakët,për ta pershkruar “turpin e madh”,sidomos tash kur edhe ketë “qeveri të shpreses” jemi gati për t’a perdhosur, duke rrënuar edhe ato pakë shpresa qe i kanë mbetur njerëzve tanë.Njerëzve që pakë vite me parë u ndanë nga një luftë e tmerrshme dhe e pabarabarte.Këtë e thonë pa fjalë epitafet e shumta mbi varre,ato nuk na lenë ta kemi të veshtirë për ta kuptuar se sa u dha gjakë per ketë vend.
Athua edhe kjo sikur nuk u mjafton «te perzgjedhurve te popullit tanë», për ta kuptuar se sa keq e kanë ngulfatur popullin e tyre.
Ne fund mbetëm me shpresë unë dhe shumë te tjerë, se ju z.Vjosa bashkë me Albinin,Mimoza Kusarin dhe disa të tjerë qe populli i di fare mirë, ju do mundeni te ja ktheni serish dinjitetin këtijë populli.
Vetëm njerëz kësofare na duhen, më shumë se kurrë,jeni ju qe mund te na bëni krenarë,se jemi shqiptar!Ndryshe edhe ato pakë njerëz qe kanë mbetur,do i marrin rrugët e botës,te ikin duke lenë pas vetem varrët e të parëve tanë!Sa prekëse ishin fjalët e Kosovare Kelmendit,mbase edhe ato fjalë te vetme,do ishin te tepërta për ta kuptuar realitetin tonë Kosovar!
Nje filozof e thoshte kështu;kur njeriu për njeriun të behët ujk,mund ti vijë edhe fundi kësaj bote”!
“Athua mos jemi afër kësaj dite”?!
DERI KUR KËSHTU MA?!!
Burimi/ Facebook/Sahit Shala


Leave a Reply