14 marsi, njihet zyrtarisht si Dita e Verës. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ndër vite këtë festë që simbolizon ardhjen e Pranverës e kanë pritur në Elbasan, qytetin e ‘ballokumeve’. Edhe pse moti është i favorshëm për të shëtitur, shqiptarët sot janë të izoluar në banesat e tyre për shkak të virusit që po gjynjëzon botën, Covid 19.
Në këtë mënyrë janë marrë masa, të cilat ndalojnë qarkullimin e mjeteve private dhe publike. Sakaq, mjekët këshillojnë qëdrimin në shtëpi, si të vetmen mënyrë për ta eleminuar virusin në një afat të shkurtër kohor. E vetmja mënyrë për të patur rezultate, është rrethimi i qyteteve.
Kështu përveç Tiranës dhe Durrësit të cilat janë në shtetrrethim që prej të premtes, sot në mënyrë të tillë është zgjuar, Fieri, Vlora, Lushja, Shkodra dhe Elbasani. Me tej policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve pa autorzimin e saj në akset rrugore nacionale: Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje, Shkodër-Lezhë, Elbasan-Korçë
Ndërkohë për një orë në 10:00 do të hyjë në fuqi ndalimi i hyrje e daljeve përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus. Do të lejohet vetëm hyrja me automjete private.
Sakaq, ditën e djeshme është mbyllur kufiri me Kosovën dhe Malin e Zi.
Deri në këto momente numërohen 33 persona të infektuar me Covid 19. Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 19 raste Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë) Lushnjë 1 rast Elbasan 2 raste Fier 4 raste Rrogozhinë 2 raste.
Të ndodhur në këto kushte, shqiptarëve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm ta festojnë këtë ditë, me familjet e tyre në shtëpi pa patur asnjë mundësi lëvizje, pasi rrisku është i madh.
Burimi/Shekulli.com.al


Leave a Reply