Në Kosovë u themelua Shoqata Nordiko – Shqiptare.
Ne që e filluam sot këtë shoqatë, duke u bazuar në përvojën tonë që kemi jetuar, punuar e studjuar me vite në shtetet nordike, aspiratat e vendeve të Ballkanit për Integrime Europiane si dhe duke u nisur nga fakti se Integrimet Regjionale janë parakusht për Integrime Europiane, dhe se një bashkëpunim i rritur ndërshqiptar në Ballkan sikurse modeli Nordik do të ishte në të mirën e tërë rajonit e do ta përshpejtonte rrugën e integrimeve evropiane ku do të përfitonin të gjithë popujt e vendet e Ballkanit pa dallim etniciteti apo feje“, theksohet në dokumentin themelues.
Shoqata e miqësisë Shqiptaro-Nordike është një shoqatë vullnetare, jo-politike, jo-fetare, për ata që janë të interesuar për rritjen e bashkëpunimit ne mes te popullit shqiptar që jeton në trojet e veta etnike në Kosovë, Maqedoni (IRJM), Shqipëri, Malt të Zi, Lugina e Preshevës etj dhe popujve Nordikë që jetojnë në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Islandë, ishujt Färöarna si dhe atyre nordikëve që punojnë në vende të tjera në botë.
Qëllimi i shoqatës është: që në mënyra të ndryshme të punojmë në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetës në mes të shqiptarëve dhe popujve nordikë si: mundësi të barabarta (gjini, moshë, prejardhje etj), barazi Gjinore, fushata kundër dhunës në familje, kundër Diskriminimit – Për të Drejtat e Njeriut, bashkëpunim ekonomik, arsimor, kulturor dhe social, etj.
Shpresojmë se së shpejti kjo shoqatë ti hapë degët e veta edhe në Shkup apo Tetovë, Tiranë, Preshevë e Tuz apo Ulqin. Ju përshëndesim Avni Dervishi, Fatmir Stublla, Xhetan Aliu Përndryshe sot eshte dita e parë kur e regjistruam shoqatën, kështu që mund të na drejtoheni në nord-alb@hotmail.com
Kosovalbaner.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply