Kosovarja me vendbanim ne Suedi Albana Arifi, është duke shkelqyer në lojën e hendbollit.
Ajo këto ditë u ftua ne perfaqesuesen e Suedisë ne grup moshen e vet, ku do të takohën me Norvegjinë në Norvegji.
Albana e lindur ne vitin 1996 ne Suedi është fëmiu i tret i Rushit Arifit nga Rimanishta(mjek i njohur i syve)i ardhur ne vitin 1992 me familje ne Suedi.
16 vjecarja e cila është duke luajtur për klubin Lugi e qytetin univerzitar Lund nga Suedia ka pasur edhe nje paraqitje per reprezentacionin e Kosovës gjatë kampionatit ballkanik te mbajtur ne Bulgari.Ajo ishte golshenuesja me e mirë e Kosovës
Kjo vajzë e vyeshme eshte shembull për te gjithë se si duhet te punohet,përveq qe eshte e dalluar ne sport kjo ishte shpallur edhe nxenesja me mirë ne shkollën fillore vitin e kaluar dhe nder me te dalluarat ne komunen e Helsingborgut,ndersa këtë vit është ne vitin e parë te gjimnazit
“Albana për cdo ditë udhëton nga dy here ne relacionin Helsingborg-Lund qe ka 65 km vetem ne nje drejtim. Është shumë aktive ne te gjitha lëmit,si në shkollë ashtu dhe ne sport.
Më gëzon shumë fakti se përveq ketyre vetive pozitive ajo është edhe shumë e preokupuar në ruajtjen e gjuhës amtare,ajo komunikon në shqip sikurse tan kohën ka jetuar në Kosovë.Albanen e presin edhe plot aktivitete tjera me kombtaren e Suedise gjatë vitit si kualifikimet për kampionat Europian në Vigo, Spanjë ne mesin e muajit Mars. Lojnat olympike për të rinjë në muajin korrik në Holandë si dhe kampionati europian ne Gusht në Poloni.”thot i ati i Albanes për Kosovalbaner.com
Në vazhdim Kosovalbaner ju sjell disa shkrime ne suedisht per Albanen qe do te sherben shembull per të tjerët.Sh.R/Kosovalbaner.com/
http://kosovalbaner.com/2013/02/albana-debuton-per-suedin/
Leave a Reply