Intervista eshte ne shqip, ka edhe titra ne anglisht! Mos humbisni rastin te njiheni me racist te hapur ne shqiperi. Supozojme qe Shqiperia do pranohet ne BE, dhe ne rruget e qyteteve te shqiperis do te dynden gra te cilat mbulohen me shume se sot. Mendoni se cfare racizmi ato mund te te vuajne duke degjuar deklarate te mbushura me urrejtje vetem se mbulojne koken. Eshte tragjike! Eshte koha per te pranuar diferencen dhe per tu pranuar si ndryshe, bjond, bjonde artificiale, brune, brune natyrale ose artificale. rrica, maske apo cdo gje qe nje njeri i lire pelqen. Djalli vete kur viktimat behen opresoret.
Gjate jetes time jam rritur me gjyshe, halla, teze, fqinje, fshatar dhe patriot ne vende te tjera ku grate mbledhin koken me shami. Kjo tradite, eshte e huazuar nga Turqia, dhe feja myslimane. Ashtu sic jam rritur me gjyshin, xhaxhallaret e mij, qe mbanin fezen e bardhe ne koke.
Im ate, dhe ime eme, nuk ishin tipik aderues te kesaj tradite per asrye feje. Gjyshja ime nga mamaja, nuk pranoj asnjeher te mos mblulonte koken e saj me shami te bardhe. Shamia e saj ishte e bardhe, e bere ne tezjah kryesisht nga ajo vete, me tre ose kater vija blu.
Po ashtu kam jetuar ne mes te komuniteteve, ky veshja myslimane si per grate dhe per burrat eshte tradite edhe sot ne shume vende te botes. Kam punuar me kolege, te cilat jane ne vendet me te larta te jurisprudences ne Britani te cilat mbulojne koken me deshire.
Po ashtu kam hasur mosperfillje, ne baze te veshjes si myslimane, ose te mbuluar koken ne Shqiperi. Sic jam rritur me njerez te varfer, te pashkolluar, te munduar nga puna e rende ne fshat, dhe te pa ushqyer. Ashtu sic shoh dhe ne vende te tjera te botes.
Por vendet demokratike, besojne tek lirit e plota te njerezve, pavaresisht, besimeve fetare, pasuris, pavaresis nese vjen nga fshati apo qyteti, nga veriu dhe jugu, kane procese te cilat monitorojne, racizmin i cili shfaqet ne cdo forme. Racizmi, nuk ka kontinent, kombesi, apo ngjyre lekure sepse manifestohet ne cdo forme.
Ju ftoj te ndiqni kete emision TV I cili eshte hapur racizmi kundrejt grave te cilat per arsye te ndryshme, mund te mos ken lidhje me besimin fetar, mbulojne koken me shami. Deklarime te tilla jane skandaloze, te cilat minojne cdo pune qe shteti demokratik ben. Nje grua si kjo ne kete video flet se si e gjen te shemtuar qe gra te mbuluara i sheh ne rruget e Londres. Po ta ndiqni me vemendje, diku aty, ajo hapur thote qe disa nga keto gra jane edhe te shemtuara. Sa revoltuese dike do ti gjente keto lloje deklarimesh te cilat nuk kane vend ne nje vend demokratik. Por, fatkeqesisht, ne audience, nuk sheh dike te reagoj ashper.
Viktima te deklarimeve te kesaj natyre jane te frikshme. Jane te frikshme per mua, ty, ju, ata dhe ato qe per arsye te ndryshme, sepse mbulojne koken e tyre, nuk ndjehen te sigurte te pranojne hapur se jane me origjine Rome ose Egjiptiane, kane frike te dalin hapur se jane gay dhe lesbian. Kane frike nga njerez si kjo grua ne kete studjo televizioni.
Mos reagimi per incidente te ngjashme si ne kete video do te thote, mos veprim, e cila rezulton ne forcimin e ketyre deklarimeve degraduese per motren, nenen, te dashuren tende, por edhe per baban, vellan dhe miqte e tu te cilet nuk i permbahen tradites se “vjeter” shqiptare. Me deklarime te tilla, racizmi nuk eshte as I fshehur. Eshte I hapur i cili nese neser njerez te tille me ide te tilla per asrye te ndryshme mundet te qeverisin, thjeshte mund te kemi regres ne drejtesi, pra mund te kemi miratime te ligjeve kunder racave te ndryshme te cilat fillojne me kufizime te vogla deri sa arrijne ne forma pushteti si fashizem.
Nje shembull tjeter i mbulimit te kokes e cila vjen si arsye fetare eshte e grave Izraelite te cila veshin maske ne koke kur dalin ne publik. Po ashtu burrat Izraelit te sektit Casidik veshin pallto te zeza, kapele te gjata dhe mjekerr. Disa lene mjekerr, dhe kane dy ose tre rrica te gjata pergjat fytyres. Me bindje e theksoj se asnjeher nuk me jane dukur keta njerez, grate dhe vajzat e tyre te shemtuara, kur shetisin shume krenar ne rruget e Londres te cile shkojne dhe kthehen nga Kishat e tyre.
Si grua do te ngrija zerin tim kur grua apo burre do te detyrohej te zgjidhte nje besim fetar mbi ate qe ajo grua deshironte, ose dhunohej ne shtepi apo sulmohej nga gra te tilla si kjo grua ne kete bised te turpshme televizive.


Leave a Reply