Astrit Lulushi
Nostalgji – ëndërr brenda ëndërrës e njerëzve që kanë njohur sundim – është dëshirë e përhumbur për atë që njeriu kurre s’ka mundur t’a arrijë, dicka, si gjendje e dehur, jetë e dhunëshme, dekada nën diktaturë, apo vet-mburrje, gjumë e pajtim me një pushtim shumë shekullor. Vetëm të qenit pjesë e sistemit apo e bashkë-sistem mund t’a shtyjë njeriun të mburret, duke ecur në rrugë qorre që dalje ka vetëm kthimin prapa.
Krenaria i ngjan udhëtimit në kohë – pa këmbë në tokë – ku njeriu përpiqet për të zhbërë gabimet, dhe pengon të jetohet e tashmja. Jeta me mburrje në thelb bëhet kotësi, sepse gabimet janë kryesisht ngjarjet që përsëriten, ku e mira rikthehet karikaturë, e keqja edhe më e zezë.
Megjithëse mund të duken sinonim, kotësia dhe krenaria janë dy gjëra të ndryshme. Një person mund të jetë krenar, pa qenë i kotë. Nëse krenaria lidhet më shumë me atë se çfarë mendon njeriu për veten, kotësia, megjithëse boshe, ka të bëjë me atë se ç’dëshiron njeriu që të tjerët të mendojnë për të. E njëjta gjë vlen për një popull që e shtyjnë të besojë se tjerët mendojnë vetëm keq për të apo se kanë frikë nga mirëqenia e tij duke e bërë të mos gëzojë edhe atë pak mirëqenie. Kotësia i ngjan ‘vrimës së zezë” nga e cila pritet vetëm humbja.
Ezopi në fabulën Bretkoca dhe Lopa nuk thotë por mendon se bretkoca plakë e shqetësuar se do të dukej pavlerë para bretkocës së re, u fry e u fry për t’u bërë e madhe sa lopa…derisa sa plasi. Të kesh mendim të mirë për veten, s’është keq. Por të krenohesh i shtyrë nga dëshira për t’u bërë i njohur para të tjerëve a mbi të tjerët, është kotësi.
Vërtet, mes krenarisë fshihet vanititeti. Por edhe mes modestisë vend jo të vogël zë injoranca, ndërsa njeriu i ditur qëndron në mëdyshje – si të sillet? – herë në njërën anë dhe herë në tjetrën pa u identifikuar plotësisht me asnjërën, Askush nuk mund të thotë përtej çdo dyshimi se mes të diturve nuk kaparazitë që lulëzojnë dhe mes injorantëve, nuk ka të ditur që vyshken apo kapen si në rrjetë peshkimi.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply