Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në dalje të qytetit të Tepelenës.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të dy vëllezërve.
Për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi Artur Bresha, 47 vjeç. Ndërkohë që ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën vëllai i tij Artan Bresha.
Mësohet se i ndjeri punonte si roje në një supermarket. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi motivet e krimit.
Burimi/Shekulli


Leave a Reply