
Një thirrje nga shefi i KE-së Hoze Manuel Barrozo për të mbrojtur drejtësinë nga ndikimi i mediave ka rezultuar në reagime të ndara.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht — 12/02/13
Disa media në Rumani ndikojnë negativisht në sektorin gjyqësor, tha KE. [AFP]
Kryeministri Viktor Ponta tha se qeveria rumune do të kërkojë të sigurojë lirinë e mediave ndërsa ruan pavarësinë e gjyqësorit dhe rendin e ligjit.
Liria e mediave është një vlerë bazë por kërkon një ekuilibër “me pavarësinë e gjyqësorit dhe punën e rendit të ligjit,” tha Ponta në Bruksel javën e shkuar.
Deklarata e kryeministrit vjen në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Hoze Manuel Barrozo, kreu i Komisionit Evropian, për të korrigjuar atë që e quajti ndikimi që mediat po ushtrojnë në sektorin e drejtësisë.
“Liria e shtypit është e shenjtë për ne … por në të njëjtën kohë nuk mund të hedhim poshtë faktin se kemi marrë ankesa nga Gjykata Kushtetuese, nga Këshilli i Lartë i Magjistraturës rreth fushatës së orkestruar në media kundër pavarësisë së magjistratëve, prokurorë apo gjyqtarë,” tha Barrozo në një konferencë të përbashkët shtypi me Pontën më 2 shkurt.
Raporti më i fundit i Mekanizmi të Bashkëpunimit e Verifikimit i komisionit, nëpërmjet të cilit komisioni ka mbikqyrur përparimin e drejtësisë në Rumani që më 2007, e ngriti gjithashtu çështjen.
“Gjendja sugjeron nevojën për një shqyrtim të rregullave ekzistuese, për të siguruar se liria e shtypit është shoqëruar nga një mbrojtje e duhur e të drejtave bazë të institucioneve dhe individëve si dhe të kujdeset për korrigjimin e efektshëm,” tha raporti.
Thirrja e KE u prit me opinione të ndryshme në vend.
“Nuk njoh ndonjë sistem legjislacioni që paraqet përcaktime konkrete mbi marrëdhëniet media-drejtësi. Raporti i MCV-së i referohet presionit të përpiktë të ushtruar ndaj drejtësisë ndërsa ligjet janë miratuar për të zgjatur për vite,” tha për SETimesJulian Komanesku, ish-gazetar dhe bloger i njohur rumun.
“Nga ana tjetër, Komisioni Evropian përpiqet të shndërrojë një gjendje ekzistuese në një subjekt legjislativ, [nga ana tjetër,] teksti në raportin e MCV-së është shumë i paqartë,” shtoi ai, duke iu referuar thirrjes për “shqyrtim” dhe refuzimit të zëdhënësit të KE-së Mark Grej për të emërtuar mediat e posatçme lidhur me të.
Renate Veber, një deputete e Parlamentit Evropian, ishte “habitur” nga thirrja e KE-së për një ndryshim në legjislacion.
“Personalisht e konsideroj si të papranueshme kërkesën e Komisionit për një kuadër ligjor në të cilin media funksionon në Rumani, veçanërisht pasi ai me qëllim përmend mundësinë që Këshilli i Lartë i Magjistraturës të marë pjesë në hartimin e një legjislacioni të tillë. Kjo është sikur ai të luajë rolin e seksionit të censurës të ish-Partisë Komuniste,” tha ajo për SETimes.
Kristian Preda, një anëtar i opozitës liberal-demokrate të Parlamentit Evropian, i sheh përfundimet e raportit në një vështrim tjetër.
“Raporti duhej t’u referohej trusteve të mediave të partisë sepse çfarë sheh janë mercenarë jo gazetarë. Nuk po kritikohet një media e lirë, kritike, e logjikshme, por makineria e propagandës të koalicionit të tanishëm qeverisës,” tha ai për SETimes.
Por Veberi tha se kritika në mediat rumune zor se mund të quhet “presion.”
“Në qoftë se i gjykojmë gjërat nga këto standarte, krejt media demokratike në botë duhej të kishte heshtur. Rumania duhet të vlerësohet nga i njëjti kriter, jo nga disa të tjerë të shpikur vetëm për të,” tha ajo.
Artikuj që kanë lidhjePor Komanesku tha se media rumune është pothuajse e përfshirë rëndë në politikë.
“Media rumune është e paaftë të vetë-rregullohet dhe kryen shkelje të shumta në rregulla të ndryshme që janë në bazën e fushës,” tha ai.
Si Preda, ashtu edhe Veberi janë dakort se raporti i fundit ndërlikon vlerësimin për pranimin në Shengen.
“KY është raporti më i keq që më 2007. Futja e një kritike të re … tregon se Rumania ka bërë prapa gjatë vitit të shkuar,” tha Preda.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply