Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Francë në nisje të ndeshjes me Shqipërinë. Në mënyrë të paprecedentë, nuk është kënduar himni kombëtar në hapje të takimit.
Organizatorët duket se ngatërruan himnet dhe vendosen atë të Armenisë. Kjo shkaktoi indinjatë, ndërsa në shenjë ‘hakmarrje’ lojtarët shqiptarë nuk pranuan t’u japin duart ekipit francez.
Por pas situatës së sikletshme, organizatorët francezë e korrigjuan gabimin dhe vendosën himnin shqiptar.
Formacionet zyrtare:
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Lenglet, Hernandez, Tolisso, Matuidi, Lemar, Griezmann, Coman, Giroud
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Mavraj, Djimsiti, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj
Gazeta SHQIP


Leave a Reply