Fjale e ikur ne drejtim te paditur? Edhe po, por tek tuk dhe sidomos tek lisat e vjeter gjendet akoma. Ne fakt, Mirenjohja ishte realitet i shtruar kembekryq ne kohen tone. Sot Mirenjohjen e ka zevendesuar Interesi. Si realitet i ulur kembekryq Interesi ja ka ngrit edhe me ne piedestal vlerat Mirenjohjes, duke e identifikuar kete te fundit me mall te rralle.
– Kam qene semure shume, po bej 2-3 muaj qe po me ha shpirtin shiatiku – me thote 80 vjecari me shpirt djali, Niko L, teksa takohemi perballe “Bar Milano”.
– Po c’ke bere, a po kurohesh?
– Nje thes me ilace kam bere, por perseri me probleme jam.
– A je vizituar te ndonje mjek i mire? Besoj se po – i them.
– C’fare thua Ladi….tek spitali dhe mjeku me i mire ne Tirane…dje me coj Koci (djali) per rezonance tek nje privat i huaj nderkohe qe leximin e saj e beri profesori me i mire ne vend per kete pune.
– Te dha kure profesori, dhe shprese se shpejt do behesh mire – i them te mirit Niko.
– Po, po, me dha ilace dhe mi mori Koci tek nje shok i tij farmacist…
– Bukur fare atehere, rezonancen tek i huaji, viziten tek profesori me i mire ne vend, ilacet te sigurta tek shoku i Kocit…tani mbetet vetem te presim pak kohe qe te behesh top fare – i them une me nje shprehje dashamiresie dhe vleresimi ne fytyre.
– Po po, edhe une ashtu them….megjithate sherimi i plote mund te zgjase pak dhe ne nuk do te presim deri atehere per tu ulur per te pire bashke ndonje gote – me thote Niko.
– Patjeter qe po….eshte kenaqesi te konsumosh kohe me ty….po mos u ngut…kur te na behet mbare – i them.
– Jo jo, mbare s’behet kurre po se cove mendjen dhe zemren tek e mira…..nuk jam nga ata qe thone e mendojne “hodha lumin te dhjefsha kalin”….une nuk i harroj respektin dhe vleresimin qe me behet nga kushdo, aq me teper kur ky kushdo eshte nje njeri si puna jote – me thote Nikua ndersa largoheshim nga njeri tjetri.
Niko L ka qene 20 m larg larg nesh me shtepi. Pallatet tona ishin anash rruges kryesore te qendres se Q.Stalin ne ate kohe, dhe perball njeri tjetrit. Niko ishte ne nje pallat me hallen time, c’ka e bente njohjen time me te shume te hershme. Qysh femije njihja dhe luaja me djemte florinj te Nikos, Komin dhe Kocin, por edhe dija se vajza e tij e vetme ishte nje nxenese ekselente ne shkollen ku edhe une isha nxenes. Lidhjet qysh femije dhe fakti qe Niko me te tijte ishin njerez florinj me impononin mua respekt permanent per te edhe kur u largova me shtepi ne lagje tjeter.
Nikos, si edhe gjithe qytetstalinasve, i kam sherbyer si teknik televizori me deshire e ndershmeri kur ishte nevoja. Por ajo qe Niko e ndjen veten borxhli dhe shpreh mirenjohje eshte periudha e ketyre 15 viteve te fundit.
Para 15 viteve ne Kucove fillon aktivitetin nje tv kabllor, dhe qysh ne fillese te tij kontributi im ishte i konsiderueshem. Me ishte ngarkuar detyra e menaxhimit te puneve dhe teknikes ne kete tv. Kur Niko erdhi dhe kerkoj te abonohej tek ne i qeshi fytyra kur pa se personi kompetent i asaj pune isha une. E megjithate ai kerkoj ti sherbehej si gjithe te tjereve, pa mare une ne konsiderat se cili ishte Niko. Ne fakt, ne pozicionin qe isha me ishte lejuar dicka favorizuese ne sherbim per raste apo persona qe une i gjykoja te nevojshme. Dhe gjithe c’kisha ne dore e konsumova per mikun tim te hershem, por ky favorizim nuk shpetoj pa rene ne sy te Nikos.
– Nuk ta kerkoja dot kete favor qe bere, edhe pse per te qene i sinqert me erdhi mire dhe e desheroja dicka te tille…..mu duk sikur me fale miliona…ne te vjetrit na mbushet shpirti me respekt e vleresim – me thote Niko te nesermen tek pinim se bashku kafen e mengjesit tek lokali poshte shtepise se tij dhe 30 m larg punes sime.
– Ku e kuptove favorin ti? – i them me buze ne gaz.
– Po si se kuptoj o Ladi, ajo duket – ma kthen Niko.
– Eshte dicka qe me eshte lejuar te toleroj, dhe ate une e shfrytezova per ty…si thua ti, a nuk e meriton ti kaq respekt? – i them Nikos.
Hera heres e kohe pas kohe Niko kishte nevoje ti sherbehej ne shtepi, dhe ne te gjitha rastet atij i sherbeja vet. Kjo edhe per faktin se e kisha shume afer nga puna. Nikua si shume moshatar te tij ishin mesuar me te “shperblyer” me ndonje 2000 lekshe ustan qe u vinte ne shtepi, edhe pse shume prej tyre e kishin detyre ate sherbim. Keshtu ndodhi edhe me mua rastin e pare te sherbimit ne shtepi, por kur une ngula kembe dhe i bera te qarte se ishte detyre e tv ti sherbente pa pagese, ai nuk e perseriti here te tjera nje gje te tille.
Por nese nuk bente sa me siper, Niko bente dicka tjeter per te treguar mirenjohjen e tij per sherbimin qe merte. Ai dhe mosha e tij kudo ne vend ndihen mirenjohes edhe kur dikush kryen detyren ndaj tyre. A ben te mos ndihemi borxhlinj ndaj ketij brezi?
Thuajse nje here ne muaj Niko me therriste per te pire nje teke raki me pak meze te mire tek lokali prane teknikumit.
– Me pelqen ketu, eshte qete dhe gatuan paster – me tha kur shkuam per here te pare atje. Dhe vertet ashtu ishte. Nejse, ajo c’ka dua te them ne vazhdim eshte se ne te gjitha rastet paguante Niko,edhe pse kembengulja ime ishte ne ekstrem. Mendoj dhe besoj se ate c’ka s’ja pranoja ne shtepi kur i sherbeja, Niko e konsumonte ketu. Me teper se rakia dhe ajo pak meze ajo c’ka i jepte lezet ketyre takimeve ishte biseda e kendshme me kete njeri te mire. Ne fakt, Niko eshte i mire me te gjithe, edhe pse eshte e duhet te jete i mire per te gjithe. Kush e njeh, dhe ne Q.Stalin e njohin te gjithe, di se Ai eshte edhe burre i forte. Para disa vitesh Niko ka humbur nje mbese ne lule te rinise, humbje qe la gjurme te pashlyeshme ne shpirtin e tij. Ndersa para disa kohesh humbi edhe shoqen e tij te jetes, te mrekullueshmen Fane.
E megjithate ky njeri i mire gjen kohe dhe shpreh MIRENJOHJE per dike apo ndaj nje veprimi respektues e vleresues per te,dhe qe ai e meriton plotesisht.
30.7.2017
Burimi/Facebook


Leave a Reply