Ka dovorcuar gruan e vet në moshtë të shkuar ndërsa djalin e kërcënon me burg duke e denoncuar për dhunë. Historia e pazakontë e bërë publike nga rubrika ‘ Shihemi në gjyq’ e televizionit Klan ka për protagonist një të moshuar nga rrethi I Devollit. Ai quhet Xhezmi Pajo, 70 vjeç, banor I fshatit Sul të këtij rrethi. Siç doli nga ballafaqimi televiziv, Xhezmi Pajo ka divorcuar tre vite më parë bashkëshorten e tij, e cila ka mbetur në kujdestarinë e një mbese të saj nga mungesa e fëmijëve. Divorci ka ardhur nga pretendimi I 70 vjeçarit se gruaja e tij nuk shkoi ta vizitonte kur ishte I shtruar në spital. Vetë djali I tyre Robert Pajo 38 vjeç, është I denoncuar prej babait të tij për ushtrim dhune. Pas daljes së 4 urdhrave të mbrojtjes nga gjykata, ai rrezikon dënimin me 5 muaj burg nga Gjykata e Apelit. Robert Pajo pretendoi se nuk ka ngritur dorë ndaj babait të vet, por vetëm ka ndërhyrë për të sheshuar mosmarveshjet e krijuara prej vitesh mes dy prindërve. I larguar prej më shumë se 20 vitesh si emigrant në Greqi dhe ende I pa martuar nga rethanat e pafavorshme familjare , Robert Pajo nga I akuzuar u kthye në akuzes për babain e tij Xhezmi Pajo. Ai deklaroi publikisht se I ati ka patur lidhje jashtëmartesore me një grua shumë më të re në moshë dhe kjo besohet të ketë qënë shkaku I konflikteve në familjen Pajo. Juristja e emisionit Eni Çobani, u shpreh se dosja e denoncimit për djalin e familjes Pajo që akuzohet për dhunë ndaj prindit të vet nuk ka prova që ta dënojnë atë. Ajo premtoi interesimin e saj që ky konkflikt I pazakontë në motive dhe pasoja të mos arijë deri në dënimin e një të pafajshmi me burg.
http://korcareport.com
Leave a Reply